Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Demokracia”. Mësohet se një mjet me drejtues shtetasin A. R., 65 vjeç, ka përplasur një këmbësore 55 vjeçe, e cila po kalonte te vijat e bardha.
E palgosura është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariat.
Shkodër/Informacion paraprak:
Rreth orës 09:50, në sheshin “Demokracia”, shtetasi A. R., 65 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen N. Gj., 55 vjeçe (këmbësore), e cila po merr aktualisht ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Shkodër.
65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.