16.5 C
Tirana
Thursday, December 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiMakina përplas motorin në Fier: Siguracionet që aktivizohen nëse drejtuesit i kanë

Makina përplas motorin në Fier: Siguracionet që aktivizohen nëse drejtuesit i kanë

Një automjet dhe një motorr janë përfshirë në një aksident rrugor në Fier mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në segmentin Fier–Grecalli. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorrit, i cili është transportuar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të tij.

Siguracionet që aktivizohen nëse drejtuesit i kanë 

TPL, ose siguracioni i detyrueshëm, është i pari që aktivizohet. Si rregull të dy mjetet kanë TPL-në, siguracionin e detyrueshëm. Deri në 750 mijë euro dëme, shëndetësore, materiale dhe jomateriale, me t’u përcaktuar fajësia, i mbulon TPL-ja e mjetit shkaktar të aksidentit.

Mirëpo, cilido qoftë mjeti shkaktar, edhe dëmet e shkaktuara prej tij te mjeti tjetër lëvizës, mund t’i mbulohen nga siguracioni nëse ai ka KASKO.

Duke qenë se aksidenti ka ndodhur në lëvizje, me mjet tjetër lëvizës dhe në rrugë automobilistike, për dëm deri në 10 mijë euro, mund të mbulonte më së miri edhe siguracioni MINIKASKO.

Nuk kemi informacione për dëme shëndetësore të pasagjerëve. Në rast dëmesh, TPL mbulon edhe dëmet e tyre, por edhe të drejtuesit joshkaktar.

Ndërsa, për drejtuesin shkaktar, çdo siguracion shëndeti, bazë, standard, argjend apo gold, si edhe veçanërisht, sigurimi nga aksidentet personale do t’i merrte përsipër mbulimet e dëmeve shëndetësore.

Po nëse drejtuesi shkaktar ka qenë nën ndikim alkooli, ose me mjet me fuqi motorike mbi lejen e drejtimit? 

Për çdo rast, përgjegjësia e tij ligjore mbetet e pashmangshme.

Ajo që siguracionet mund të ndihmonin janë marrja përsipër e dëmeve financiare deri në 10 mijë euro.

Nëse drejtuesi i mjetit ka patur një mjet me fuqi motorike më të lartë se sa ajo që i lejon leja e qarkullimit dhe nëse ai ka qenë në efekt alkooli deri në 0.5 mg/L, dëmin financiar, deri në 10 mijë euro, mund t’ia mbulojë siguracion TPL Plus në SIGAL IG.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat