Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Delvinë ku një automjet ka aksidentuar punonjësen e pastrim-gjelbërimit në bashki.
Shkendije Halili, 58 vjeçe, është goditur nga makina sapo ka dalë nga banesa e saj.
Sipas BalkanWeb, mjekët, për shkak të gjendjes së saj kritike për jetën e kanë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ajo ka marrë disa fraktura ndërsa ka edhe hemorragji në kokë.
LEXO EDHE: Eurostat: Veriu i Shqipërisë, një ndër rajonet me aksidentet më të larta me vdekje në Europë