19.5 C
Tirana
Sunday, September 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina me targa italiane përfundon në kanal/ Si ti bëjmë më të...

Makina me targa italiane përfundon në kanal/ Si ti bëjmë më të sigurta pushimet në Shqipëri

Një automjet me targa italiane ka dalë nga rruga në kthesën e Barbullinjës në aksin rrugor Berat- Lushnje.

Në mjet udhëtonin dy persona dhe një prej tyre është dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e Lushnjes.

Mjeti tip Toyota yaris me targa DC 411 EG me drejtuese një shtetase shqiptare me banim në Itali, për shkak të shpejtësisë së madhe ka përfunduar në kanalin përgjatë rrugës automobilistike.

Në vendngjarje kanë shkuar fillimisht bluzat e bardha të cilët kanë marrë një shtetas për mjekim dhe më pas policia e qarkullimit si dhe zjarrfikësit e Lushnjes. Këta të fundit ktheheshin nga një situatë zjarri dhe kanë dhënë ndihmën e tyre.

Sipas të dhënave paraprake drejtuesja e mjetit nuk ka mundur ta mbajë në karrexhatë duke përfunduar në kanal. Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen dhe pritet ekspertiza për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE: Super mbrojtje/ Pushimet në Shqipëri, më të sigurta me SIGAL UNIQA

Shijoni peizazhet magjepsëse të Shqipërisë plot siguri.

Me Sigurimin Shëndet në Udhëtim Brenda Shqipërisë nga SIGAL UNIQA, kjo ëndërr bëhet realitet!

– Qetësi mendore gjatë gjithë udhëtimit.

– Ndihmë e menjëhershme kudo që të jeni brenda Shqipërisë.

– Mbulim i gjerë i shumë shërbimeve të tjera të nevojshme.

– Konsultime mjekësore pa nevojë për të shqetësuar për kostot.

– Udhëtoni të qetë: Shijoni bukuritë e Shqipërisë pa shqetësime për shëndetin tuaj dhe të të dashurve tuaj.

Bli tani online në: https://sigal.com.al/shendet-ne-udhetim-brenda/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat