Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e së martës në Kukës.
Një automjet tip “Mitsubishi” ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga te “Ura e Topojanit”.
Për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën drejtuesi 46 vjeçar ndërsa e plagosur ka mbetur vajza e tij e mitur, e cila ishte pasagjere në automjet.
Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.