Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, Fushë Arrëz.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30, ku Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
LEXO EDHE: Ndryshimi i fajësisë në aksidentet rrugore, “Pamfleti” zbulon skemën: Ja roli i Policisë