Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në vendin e quajtur kthesa e Marinzës, në aksin Marinëz-Rroskovec.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Aksidentet në Shqipëri
Sezoni turistik ka shtuar qarkullimin në rrugë por edhe aksidentet.
Për shkak të lëvizjeve drejt zonave turistike, shtimit të numrit të turisteve dhe ardhjes së emigrantëve, korriku është muaji me numrin më të madh të traumave dhe aksidenteve deri tani.
Sipas Urgjencës Kombëtare, 18 aksidente ndodhin çdo ditë në rrugët tona këtë periudhë. Një pjesë e tyre janë fatale ndërsa të tjerë më shkallë të lartë invaliditeti për shkak të traumave.
Ndërkohë, sipas INSTAT, gjatë periudhës janar-maj 2024, në Shqipëri janë regjistruar 626 aksidente, me rritje prej gati 47% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vetëm gjatë muajit maj 2024 numërohen 126 aksidente rrugore, nga të cilët 167 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).
Në krahasim me majin e një viti më parë, numri i aksidenteve është rritur me gati 33%. Numri i të vdekurve dhe plagosurave femra u rrit me 26% dhe i meshkujve me 21%.
Ndërsa sa i përket 5-mujorit në total, numri i të vdekurve dhe të plagosurve arrin në 863 persona.