-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina del nga rruga dhe përfundon në dyqan/ Kush i paguan dëmet...

Makina del nga rruga dhe përfundon në dyqan/ Kush i paguan dëmet në të tilla ngjarje?

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e të enjtes në zonën e ‘Myslym Shyrit’ në Tiranë.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, dhe më pas në një biznes, të tregtimit të mishit.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollit dhe ka përfunduar në dyqanin në anë të rrugës.

Nga aksidenti sipas policisë nuk ka të qytetarë të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale.

KUSH I PAGUAN DËMET NË NGJARJE TË TILLA? ÇFARË MBULON SIGURIMI I DETYRUESHËM I MJETIT MOTORIK?

Sigurimi i detyrueshem i mjetit motorrik (TPL) mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit të mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.

Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rrugë, vetë strukturave të rrugës dhe pasurive përreth si shtylla, dyqane, biznese etj).

A ËSHTË E NDALUAR TË QARKULLOJMË PA QENË TË SIGURUAR?

Mjetet motorike nuk mund të qarkullojnë në rrugë dhe vende publike, pa qenë të siguruara sipas normave të dispozitave në fuqi për përgjegjësinë civile ndaj të tretëve.

Cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë si dhe është i detyruar të paguajë të gjithë dëmet e shkaktuara gjatë përdorimit të mjetit motorrik.

KUR HYN NË FUQI KONTRATA E SIGURIMIT TË DETYRUESHëM DHE VLEFSHMËRIA TERRITORIALE?

Kontrata e sigurimit hyn në fuqi duke filluar saktësisht në orën 00:00 të ditës së përcaktuar në policën e sigurimit si datë e fillimit të mbulimit, me pagesën e plotë të primit dhe nënshkrimit të kontratës midis siguruesit dhe të siguruarit.

A MBULOHEN VETËM DËMET E NDODHURA NGA AKSIDENTET NË SHQIPËRI?

Sipas marrëveshjes me dy shteteve, TPL mbulon dëmet jo vetëm në territorin e Republikës të Shqipërisë, por edhe në territorin e Republikës te Kosovës.

ÇFARË NUK MBULON KONTRATA E SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TPL?

Përjashtohen nga mbulimi në sigurim dhe nuk kanë të drejtën e dëmshpërblimit drejtuesi i mjetit shkaktar i aksidentit për dëmet fizike dhe materiale ka pësuar ai nga aksidenti (neni 22 i ligjit nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”).

Të dëmtuarit përveç drejtuesit të mjetit shkaktar quhen të dëmtuar “palë të tretë” dhe mund të klasifikohen “palë të tretë të transportuar” (pasagjerët) dhe “palë të treta të patransportuar”.

Vlera e dëmit mund të reduktohet nëse pala e tretë e dëmtuar provohet se është sjellë në një mënyrë që ka kontribuar në përkeqësimin e dëmit të pësuar.

NËSE NË NJË AKSIDENT KA DISA TË DËMTUAR, A MBULOHET DHE VETË I SIGURUARI?

Çdo i dëmtuar, përveç drejtuesit të mjetit shkaktar, mbulohet, dhe këtu futet dhe vetë i siguruari (pronari i mjetit) nësë ai është pasagjer dhe mjafton mos të ketë përgjegjësi në shkaktimin e aksidentit.

Po ashtu nuk mbulohen dhe të dëmtuarit që janë dëmtuar për shkak të përdorimit të një mjeti në ngjarje sportive në rrugë apo pjesë rrugësh, të palejuara për drejtim të mjetit, për arritjen e shpejtësive mesatarisht të larta ose për t’u stërvitur për gara; (neni 22 i ligjit nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”).

NË CILAT RASTE KONTRATA E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM TPL NUK MBULON TË SIGURUARIN?

Kur dëmi është shkaktuar nga një drejtues i paautorizuar i mjetit motorrik ky drejtues nuk eshtë i mbuluar nga kontrata e sigurimit për dëmët që ai shkakton të tretëve. Kjo i jep të drejtën shoqërisë të sigurimit pasi ka paguar dëmin ndaj palës të trëtë të dëmtuar ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar plus interesa e shpenzime.

E njëjta gjë ndodh, kur drejtuesi i mjetit drejton mjetin nën ndikimin e alkolit, lëndëve narkotike apo psikoaktive, në momentin e aksidentit, ka qenë pa leje drejtimi (patentë), e perdor mjetin jo sipas destinacionit të tij, e shkakton dëmin qëllimisht, aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.

Kujdes, humbja e të drejtave që rrjedhin nga kontrata e sigurimi MTPL kundrejt të siguruarit, nuk kufizon të drejtat e palëve të treta të dëmtuara për të paraqitur kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës.

NËSE PËSON DEMTIME AKSIDENTALE NGA NJË MJET I PASIGURUAR PËRFITON DËMSHPËRBLIM?

Nëse demtoheni nga një drejtues mjeti motorrik i pasiguruar me kontratën e sigurimit të detyrueshëm, ju përfitoni dëmshperblim nga Fondi i Kompensimit.

Fondi i Kompensimit ka për qëllim pagesën e dëmeve ndaj pronës dhe ndaj personit, të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë për:

a) dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të pasiguruara dhe dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të paidentifikuara, përjashtuar rastet për të cilat i dëmtuari dëmshpërblehet drejtpërdrejt nga shoqëria e sigurimit;

b) pagesën e dëmshpërblimit ndaj pasagjerit në rastet kur pronari i një mjeti motorik në transportin publik nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve;

c) rastet e likuidimit apo falimentimit të shoqërisë së sigurimit.

CILAT JANË RASTET KUR DËMTOHEMI NGA NJË DREJTUES MJETI I PASIGURUAR DHE DËMSHPERBLEHEMI DREJTPËRDREJT NGA SHOQËRIA E SIGURIMIT?

Shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionet e entit kompensues si sigurues i drejtpërdrejtë i palës së tretë të dëmtuar për trajtimin dhe pagesën e dëmeve ndaj pronës apo ndaj personit të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë për:

a) dëmet ndaj pronës dhe/ose personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i pasiguruar, si dhe/ose personave që ndodhen në mjetin motorik të pasiguruar;

b) dëme ndaj personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i paidentifikuar.

KUJT DUHET TI DREJTOHEMI ME KËRKESË PËR DËMSHPËRBLIM NË RAST AKSIDENTI?

Pala e dëmtuar ka të drejtë që të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës i pronarit të mjetit shkaktar aksidenti.

Kërkesa për dëmshpërblim mund të paraqitet me shkrim ose në rrugë elektronike.

Kërkesa për dëmshpërblim përfshin dëmshpërblimin e dëmeve ndaj pronës dhe/ose ndaj personit sipas kontratës së sigurimit.

Siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë çdo kërkesë për dëmshpërblim brenda afateve të mëposhtme:

a) për dëme ndaj personit brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim;

b) për dëme ndaj pronës brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim

LEXO EDHEJa pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat