25.5 C
Tirana
Thursday, September 11, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Made in Germany" jo më kryesues: rrugët shqiptare kanë për mbretëreshë Korenë...

“Made in Germany” jo më kryesues: rrugët shqiptare kanë për mbretëreshë Korenë e Jugut

Tregu shqiptar i automjeteve po përjeton një ndryshim të madh.

Gati-gati ky treg po përjeton një përmbysje nga ato që vlejnë të quhen “historike”: Gjermania nuk është më në krye.

Makinat e prodhuara në Korenë e Jugut po fitojnë terren, e madje kanë dalë në krye të listës.

Në Shqipëri, nisur nga të dhënat zyrtare të DPSHTRR mund të thuhet zyrtarisht se është rrëzuar nga froni marka “made in Germany”.

Vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në vend janë shtuar 20,371 mjete të reja të regjistruara, nga të cilat 82% janë autovetura.

Duke përllogaritur edhe automjetet e çregjistruara, rezulton se në rrugë gjatë janar-mars 2025 u futën edhe rreth 18 mijë automjete të tjera.

Sipas statistikave, 29% e mjeteve të importuara në janar-mars 2025 janë me origjinë koreane, një rritje e ndjeshme që lidhet ngushtë me çmimet më konkurruese që ofrojnë këto marka, krahasuar me automjetet gjermane apo italiane. Në kontrast, markat gjermane zënë vetëm 16.7% të totalit të importit, të ndjekura nga italianet me 15.3%, zviceranet me 8.1%, kinezet me 7% dhe amerikanet me 6.9%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat