Flukset e depozitave në monedhën e përbashkët evropiane kanë qëndruar në nivele shumë të larta gjatë gjithë vitit të shkuar, duke prekur në fund të dhjetorit një total prej thuajse 7.3 miliardë eurosh.
Në fund të dhjetorit ato rezultojnë përsëri me rritje dyshifrore në raport me një vit më parë.
Nga 6,316 miliardë në dhjetor 2022, ato janë shtuar me 15.5% në muajin e fundit të vitit që sapo lamë pas, në nivelin 7,299 miliardë euro, raporton Scan TV.
Ajo që bie në sy nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë është rritja në fund të vitit e depozitave në euro me afat, me shumë gjasa në reflektim të rritjes së normave të interesit nga ana e bankave të nivelit të dytë.
Interesat për depozitat me afat në euro kanë shënuar rritje të lehta me afrimin e fundit të vitit 2023, duke arritur në 1.1%, nga 0.8% në gjysmën e parë të tij.
Nga 2,904 miliardë euro në nëntor, totali i depozitave më afat në euro është rritur në 2,930 miliardë në fund të dhjetorit.
Rritja e depozitave me afat është shumë më e theksuar në raport me një vit më parë, kur totali i tyre ishte 2,363 miliardë, me një rritje prej thuajse 600 milionë eurosh.
Ndërkaq e kundërta ka nddhur me depozitat pa afat. Nga 1,122.80 miliardë në nëtor, ato kanë shënuar një rënie të lehtë në dhjetor, në nivelin 1,122.77 miliardë.
Me rritje të lehtë në dhjetor rezultojnë edhe depozitat e transferueshme në euro, të cilat nga 3,103.94 miliardë në nëntor, kanë arritur në 3,106.80 miliardë në dhjetor.
Këto zhvillime janë reflektuar në rritjen e mëtejshme të peshës së depozitave në valutë ndaj totalit, në 55% ose 1 pikë përqindje më shumë se niveli i këtij raporti një vit më parë.
LEXO EDHE: Përse një Fond Pensioni Privat?