8.5 C
Tirana
Sunday, November 23, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLuftërat rrisin kërkesën për sigurimin e rreziqeve nga konflikti

Luftërat rrisin kërkesën për sigurimin e rreziqeve nga konflikti

Ndërsa lufta në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme vazhdojnë, sigurimi i rreziqeve nga lufta po kthehet në një treg global gjithnjë e më të kërkuar.

Ky sigurim mbulon dëmet nga sulme ushtarake, terrorizëm apo dhunë politike, një mburojë financiare që individë e biznese kanë nisur ta shohin si të domosdoshme.

Shembuj nga Ukraina tregojnë se një pagesë e vogël mujore mund të mbrojë prona e mjete të shtrenjta nga shkatërrimet.

Pjesa më e madhe e këtij tregu është e përqendruar në Londër, ku specialistët vlerësojnë se rreth 1 miliard dollarë shpenzohen çdo vit për polica të tilla, me 80% të shumës që shkon tek kompanitë britanike.

Kompanitë e mëdha që operojnë në zona të rrezikuara, si energjia në Irak apo bizneset në Liban e Izrael, blejnë mbulim që arrin në qindra milionë paund.

Primet variojnë nga 0.5% deri në 2% të shumës së siguruar, por në shtetet më të qëndrueshme çmimet janë shumë më të ulëta.

Ekspertët thonë se tregu po zgjerohet, duke ofruar mbulim edhe për rrëmbime, shpërblime, plagosje të rënda apo situata me sulmues aktivë.

Sigurimi ndahet në shtatë nivele, nga sabotazhi e terrorizmi deri te luftërat civile e shtetërore.

Pavarësisht vështirësive për të përcaktuar çmime në një fushë kaq të paparashikueshme, tregu mbetet fitimprurës: ndryshe nga sigurimi i makinave ku pothuajse çdo prim kthehet në dëmshpërblime, në sigurimin e luftës pagesat shpesh janë shumë më të ulëta, duke e bërë këtë sektor gjithnjë e më tërheqës për siguruesit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat