5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLufta Izrael-Palestinë rrit çmimin e energjisë në bursë! Eksperti: Krizës t’i përgjigjemi...

Lufta Izrael-Palestinë rrit çmimin e energjisë në bursë! Eksperti: Krizës t’i përgjigjemi me investim në prodhimin vendas

Lufta në lindje mes Izraelit dhe Palestinës, mund të shkaktojë një krizë të re inflacioni. Menjëherë në tregjet ndërkombëtare ka nisur shtrenjtimi i energjisë elektrike, nga e cila preket edhe Shqipëria pasi po importon për të mbuluar vendin me furnizim.

Zhvillimet e fundit në lindjen e Mesme nuk mund të mos e thellojnë ndikimin e këtyre zhvillimeve në ekonominë tonë, të shprehura kryesisht në rritjen e çmimeve të lëndëve të para të produkteve energjetike, por për rrjedhojë edhe në ngadalësimin e rritjes tonë ekonomike”, shprehet eksperti Zef Preçi.

Më datë 7 tetor kur nisën bombardimet e para, energjia në bursë ishte 71 euro një megavat, ndërsa sot çmimi ka kapërcyer në mbi 138 euro/megavati. Në momentet e kulmit të kërkesës çmimi do të arrijë 247 euro/megavati.

Për të shmangur goditjet nga krizat e tregjeve ndërkombëtare, eksperti i Ekonomisë Zef Preçi thotë se duhet investuar tek prodhimi vendas.

Nxitja prodhimit vendas, që fillon me shtimin e sipërfaqes së mbjellë me drithëra, njëkohësisht ndërtimi i politikave që fusin në qarkullim ekonomik potencialet energjetike, në radhë të parë burimet e naftës që ka vendi. Duhet parë me përparësi. Është pozitive që disa investime po kryhen në energjinë diellore, dhe në atë të erës, por që do të kërkojnë kohë. Përgjigja më e mirë ndaj zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare është fokusimi në prodhimin vendas”.

Pasiguria e shkaktuar nga lufta është reflektuar edhe tek çmimi i naftës bruto, ku një fuçi po shitet në 89 dollarë, nga 84 dollarë që ishte më 6 tetor.

Ky ndikim i menjëhershëm në bursë vjen për shkak se një pjesë e mirë vendeve të Lindjes së Mesme janë prodhuese të fuqishme të naftës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat