5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKulturëLojërat Olimpike 2024/ Rreth 40 shtete kërcënojnë bojkotin: Të mos lejohet Rusia...

Lojërat Olimpike 2024/ Rreth 40 shtete kërcënojnë bojkotin: Të mos lejohet Rusia dhe Bjellorusia!

Rreth 40 vende paramendohet të bojkotojnë Lojërat Olimpike në 2024.

Deklarata është dhënë nga ministri i Sportit dhe Turizmit të Polonisë, Kamil Bortniczuk.

Komentet e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike për sa kohë që Rusia dhe Bjellorusia do të ishin konkurrente.

Gjithashtu edhe Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë eventin që pritet të mbahet në Paris.

Ministri polka shtoi se mund të ndërtohet një koalicion prej 49 vendesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA dhe Kanadanë për të vllokuar planet e Olimpikeve.

Autoritetet e lojërave Olimpike deklaruan javën e shkuar se po mendojnë të integrojnë edhe Rusinë e Bjellorusinë në event nën një flamur neutral, duke shtuar se asnjë sportiest nuk duhet të gjykohet për shkak të pasaportës që mban. Një deklaratë e tillë ngjalli mjaft pakënaqësi, duke marrë shkak edhe nga situata e krijuar tashmë prej një viti mes Ukrainës dhe Rusisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat