12.5 C
Tirana
Friday, November 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLlogaritja e kredisë me laps e me letër/ Eksperti: Sa kursejmë me...

Llogaritja e kredisë me laps e me letër/ Eksperti: Sa kursejmë me normën e re të interesit

Nëse duam të marrim kredi 10 milionë lekë për të blerë një banesë, me normën e re të interesit 2.75% që nxorri Banka e Shqipërisë, totali që do kursejmë është rreth 300 mijë lekë në fund të shlyerjes së kredisë.

Pas një përllogaritjeje me laps e me letër me ekspertin e ekonomisë Igli Tola, kësti mujor I kredisë do të lehtësohej me rreth 1,234 lekë.

Në rastin e parë ku shuma e marrë është 10 milionë lekë me normë interesi 3%, dhe afat maturimi 20 vite, kësti mujor do jetë 55459.6 lekë. Për 20 vite, totali I interesit që do paguhet do jetë rreth 33% e shumës së kredisë që do jepet ose 3310342 lekë. Në rastin e dytë ku norma e interesit është 2.75%, kësti mujor do jetë 54216.6 lekë. Në fund të maturimit të huasë do kemi kursyer diçka më shumë se 300 mijë lekë me normën e re të interesit“, shprehet Tola për Scan.

Edhe pse Banka qendrore uli normën bazë së interesit nga 3 në 2.75%, bankat e nivelit të dytë nuk bëjnë një pasqyrim 100% të vendimit.

Bankat momentalisht ofrojnë një normë interesi për hua për blerje shtëpie që varijon nga 3.2-3.7% për afat maturimi nga 20 deri në 25 vjeçare.

Është për tu parë se sa ky efekt do përcillet, sepse normalisht bankat e nivelit të dytë nuk operojnë me normat bazë të interesit. Janë institucione që kanë shpenzime dhe nivel risku. Në këtë mënyrë, në varësi të riskut të kredimarrësit dhe një sërë shpenzimesh të tjera, bankat e nivelit të dytë japin një normë shtesë që reflekton normën bazë së interesit që i jepet qytetarit, qoftë për kredi konsumatore, hipotekore etj.”

Ulja e normës baze së interesit do të krijojë kushte monetare më të përshtatshme për të kontrolluar ndikimin që goditjet afatshkurtra të ofertës mund të kenë mbi inflacionin në të ardhmen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat