9.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLirohen kreditë, ulet me 0.25% norma bazë e interesit

Lirohen kreditë, ulet me 0.25% norma bazë e interesit

Për të dytën herë brenda pak muajsh, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit në 2.75%, nga 3% që ishte deri më tani.

 

Vendimi u njoftua nga guvernatori Gent Sejko, ndërkohë që ky ndryshim prek drejtpërdrejt normat e kredive, që tani do të jenë më të ulta.

 

Paralelisht, normat e interesit të depozitës njëditore dhe kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të ulen gjithashtu me 0.25% duke shkuar në nivelet 1.75% dhe 3.75%.

 

“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kjo lëvizje do të krijojë kushte monetare më të përshtatshme për të kontrolluar ndikimin që goditjet afatshkurtra të ofertës mund të kenë mbi inflacionin në të ardhmen. Ajo ilustron gatishmërinë e Këshillit Mbikëqyrës për të reaguar në kohën e duhur dhe në mënyrë simetrike ndaj lëvizjeve të inflacionit në kahun e sipërm dhe të poshtëm të objektivit, si dhe është konsistente me komunikimet tona të mëparshme për të ndjekur një politikë monetare të udhëhequr nga informacioni i ri”,  tha Sejko.

 

Sipas Sejkos, ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi, ndërsa lehtësimi i politikës monetare ka ndikuar në këtë drejtim.

 

“Aktiviteti ekonomik ka pasur një rritje solide gjatë tre tremujorëve të parë të vitit, inflacioni është në nivele të ulëta, borxhi publik dhe ai i huaj kanë shënuar rënie, bilancet e sektorit bankar mbeten të shëndetshme, ndërsa kreditimi po shfaq një rritje progresive. Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka pasur një kontribut të rëndësishëm pozitiv në këtë ecuri. Normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare bëri të mundur kontrollin dhe reduktimin e inflacionit, pas goditjes së çmimeve të ardhur nga tregu ndërkombëtar gjatë vitit 2022, pa cenuar – në të njëjtën kohë – trendin pozitiv të zhvillimit të vendit dhe stabilitetin financiar të tij”, tha Sejko.

Nga shkurti i vitit 2022, Banka e Shqipërisë filloi të rriste normën bazë të interest, teksa rritja e fundit u vendos në nëntor të vitit 2023, që shënoi dhe normën më të lartë të interesit, të paktën nga viti 2013, në nivelin e 3.25%. Ndërkaq, në korrik në këtij viti u vendos ulja e parë që prej 2022-it, me 0.25%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat