8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLindjet në rënie të shpejtë/ Me rritje vetëm Tirana, 11 qarqet e...

Lindjet në rënie të shpejtë/ Me rritje vetëm Tirana, 11 qarqet e tjera me rënie

Si lindjet dhe vdekjet shënuan rënie të konsiderueshme në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke reflektuar rënien e popullatës banuese në vend.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e tretë 2023 regjistron 1.066 lindje më shumë se sa vdekje në shkallë vendi.

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2023 është 6.070, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2023 është 5.004, duke shënuar një rënie prej 7,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2022.

Në tremujorin e tretë 2023, gjashtë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e tretë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 913 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 132 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindje me rritje vetëm në Tiranë, 11 të tjera me rënie

Në tremujorin e tretë 2023, një qark i vendit shënon rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.233 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 115 lindje. Rënien më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2023 krahasuar me tremujorin e tretë 2022 e ka qarku i Kukësit me 30,8 %.

Vdekjet, rënie vjetore me 7,8% në 3-mujorin e tretë

Në shkallë vendi humbën jetën 5.004 në tre-mujorin e tertë të vitit 2023,ose 7.8% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë 2023, 11 qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa një qark shënon rritje, në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 120 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.320 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të tretë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Gjirokastrës me rënie prej 22,0 %.

LEXO EDHEBanka e Shqipërisë – qeverisë: Nxisni zhvillimin e shtyllave private të pensioneve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat