Kompanitë e sigurimeve presin që seria e tërmeteve që goditën rajonin Turqi-Siri më 6 shkurt dhe rezultuan në humbje masive në jetë dhe prona do të çojnë në një rritje të çmimeve të mbulimit ndaj fatkeqësive natyrore.
Kompanitë e sigurimeve do të rishikojnë çmimet e mbulimeve të rreziqeve natyrore dhe ndikimin e mundshëm të tërmeteve në Turqi.
Normat mesatare të primeve për rreziqet e fatkeqësive natyrore në treg janë aktualisht 0.25 për mijë si përqindje e vlerës së aseteve të siguruara dhe kjo normë pritet të dyfishohet pas tërmeteve që goditën gjithashtu Sirinë dhe u ndjenë në Izrael dhe Liban, shkruan “Middle East Insurance Review”.