Në Kuvend është depozituar një nismë ligjore për amendimin e Kodit Rrugor, që synon të ndryshojë disa rregulla ekzistuese.
Nisma mban firmën e deputetëve të Partisë Demokraike, dhe ndër të tjera parashikon rritjen e limitit të shpejtësisë në autostradat e vendit.
Referuar nismës, propozimi është që limiti maksimal i shpejtësisë në autostradat shqiptare të bëhet 120 kilometra në orë, nga 110 që është aktualisht.
LEXO EDHE: Nuk ndalen aksidentet në Korçë/ 12 aksidente, 5 viktima dhe 13 të plagosur në 6 javë
Po ashtu, nisma parashikon një opsion alternativ ndëshkimi për ata që ndalohen për tejkalim shpejtësie.
Veç pezullimit të patentës, nisma ligjore parashikon opsionin që shkelësi të paguajë një gjobë me vlerë dyfish nga gjoba aktuale, në këmbim të mospezullimit të patentës.
Krahas këtyre ndryshimeve, nisma ligjore synon edhe të ulë masën e kufirit maksimal të gjobës.
Aktualisht, kufiri maksimal i gjobës është 200 mijë lekë dhe është 4 herë më i madh se paga minimale. Ndërkohë, me propozimin e ri, patrashikohet që kufiri maksimal i gjobës të jetë 100 mijë lekë.
Një ndryshim tjetër është ai që synon të ndalojë postoblloqet rutinore të policisë.
Në relacionin e nismës evidentohet se ajo që ndodh me postoblloqet policore në Shqipëri është e paprecedentë ndërsa zgjidhja e propozuar është që ato të ngihen vetëm në raste të caktuara, që lidhen me rendin dhe sigurinë publike, me urdhër të firmosur nga drejtori i Policisë Vendore.
LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe