Përmbytjet në zonën e Lezhës dhe Shkodrës nuk janë të padëgjuara. Këto territore janë kthyer shpesh në epiqendër të fatkeqësive natyrore, deri edhe në kushte të shpalljes së emergjencës kombëtare. Sot, Lezha ndodhet nën ujë, ndërsa në Shkodër vëmendja është e përqendruar te çdo vendimmarrje që lidhet me prurjet dhe shkarkimet nga hidrocentralet.
Rreziku i përmbytjeve në këtë pjesë të Shqipërisë mbetet i pranishëm dhe i vazhdueshëm. Po aq real është edhe rreziku nga rrëshqitja e dherave. Me ardhjen e dimrit, rritjen e ngarkesës në rrjetin elektrik dhe njëfarë uljeje të vigjilencës së qytetarëve, edhe zjarret aksidentale vijojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në banesa dhe prona.
Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja: sa do t’i kushtonte një familjeje në Shkodër apo në Lezhë sigurimi i banesës nga të gjitha rreziqet natyrore? Dhe a është kjo kosto më e rëndë se pasojat financiare që sjell një fatkeqësi e papritur?
Le ta shohim hap pas hapi:
HAPI 1
Viziton website-n: Sigal.com.al, sepse përfiton ofertat më të leverdishme nga blerjet online
HAPI 2
Në rubrikën “Bli Online”, te faqja e Sigal.com.al, shfaqet kalkulatori ku mund të përllogarisësh çmimin e kontratës së marrjes në sigurim
HAPI 3
Një apartament në Lezhë ose Shkodër, 100 metra katrorë, i siguruar nga zjarri, rrufeja dhe eksplozioni kushton vetëm 3,400 Lekë në vit.
3,400 Lekë në vit dhe mbulohen deri në 6.95 milionë Lekë dëme, nga të cilat 1.6 milionë Lekë për pajisjet.
HAPI 4
Rreziqeve të siguruara, zjarrit, rrufesë dhe eksplozionit, mund t’i shtohet edhe opsioni i sigurimit nga tërmeti:
Një apartament në Lezhë ose Durrës, 100 metra katrorë, i siguruar për 10,423 Lekë në vit, në rast dëmi nga tërmeti, zjarri, rrufeja dhe eksplozioni, siguracioni i paguan deri në 6.95 milionë Lekë dëme.
HAPI 5
Fizikisht, në kontakt me zyrat e SIGAL INSURANCE GROUP, mund të shtohet në sigurim edhe rreziku i përmbytjes dhe rreziku i rrëshqitjes së dherave:
2 euro për çdo 1000 euro dëme nga përmbytjet dhe 2 euro çmim sigurimi për 1000 euro dëme nga rrëshqitja e dherave, në varësi të kërkesave të klientit.
Në këtë mënyrë, për një kosto minimale me përfitime maksimale, banesa juaj mbrohet nga tërmeti, zjarret, eksplozioni, përmbytjet dhe rrëshqitja e dherave.




