12.5 C
Tirana
Thursday, February 5, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLëkundje tërmeti në Korçë dhe Elbasan: SIGAL në 2025 pagoi 7.52 milionë...

Lëkundje tërmeti në Korçë dhe Elbasan: SIGAL në 2025 pagoi 7.52 milionë euro për dëmet në pronë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut

Çdo ditë ka lëkundje sizmike në Shqipëri. Elbasani dhe Korça dje dhe sot.

Toka nuk paralajmëron dhe tërmeti nuk zgjedh as qytet, as orë.

Sigurimi i pronës nga zjarri, tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore, nuk duhet të jetë më një dilema, por domosdoshmëri mbrojtëse.

SIGAL është sot dëshmia më e qartë se çfarë do të thotë forcë reale paguese në sigurimin e pronës.

Në vitin 2025, vetëm në Shqipëri, SIGAL pagoi 241,936,000 lekë dëmshpërblime për sigurimet e pronës nga zjarri, katastrofat natyrore dhe dëmtime të tjera, duke përfaqësuar 41.98% të të gjitha dëmeve të paguara në tregun e sigurimeve përsa u takon dëmeve në pronë.

Në Kosovë, SIGAL Kosova pagoi 3,740,988 euro dëmshpërblime për pronën gjatë vitit 2025, ose 55.94% të të gjithë tregut, më shumë se gjysmën e çdo dëmi të paguar në nivel kombëtar.

Në Maqedoninë e Veriut, SIGAL pagoi në total 78,563,000 denarë maqedonë për dëme në pronë, që përbëjnë rreth 10.24% të tregut me 11 operatorë, ekuivalente me afro 123.3 milionë lekë shqiptare ose rreth 1.27 milionë euro.

Këto shifra janë prova konkrete se SIGAL gjendet pranë klientëve kur askush tjetër nuk mundet: 7.25 milionë euro të paguara për dëmet në pronë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut të paguara brenda vetëm një viti.

Sigurimi i pronës në SIGAL është i thjeshtë, i shpejtë dhe jashtëzakonisht përfitues.

Një sigurim online në SIGAL.com.al zgjat vetëm 45 sekonda dhe për 100 metra katrorë apartament, në Korçë dhe Elbasan, ku u ndjenë lëkundjet e tërmetit, kushton rreth 10,000 lekë në vit.

Për këtë shumë minimale, një familje në Korçë apo Elbasan mund të sigurojë shtëpinë nga tërmeti, zjarri, rrufeja dhe eksplozioni dhe të përfitojë deri në 5,348,800 lekë për godinën dhe 1,337,200 lekë për pajisjet shtëpiake, pra gjithsej 6,686,000 lekë dëmshpërblim në rast dëmi.

Raporti është i qartë: 1 lekë sigurim kthehet në 669-fish mbrojtje reale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat