Një tërmet i fortë ka shkundur ditën e sotme Greqinë.
Një tërmet i fortë 4.9 Rihter ka ndodhur në Evia dhe është ndjerë edhe në Atikë. Sipas sizmologut, Gerasimos Houliaras, dridhja sizmike ka ndodhur në një zonë pa aktivitet të veçantë sizmik.
Ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë të vogël prej 2.4 ballë të shkallës Rihter. Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik, thellësia fokale është në 13.2 km ndërsa epiqendra është 5 km në lindje të Psachni Evia.