1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm.

Tërmeti ishte i magnitudës 4,6 me epiqendër në detin Adriatik, 48km larg Durrësit.

Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 6.5 km.

Lëkundjet u ndjenë në Durrës, Laç, Lezhë, Shkodër e deri në Ulqin.

Shumë banorë të këtyre zonave janë zgjuar të tmerruar dhe disa prej tyre kanë komentuar në faqen e uebit të Qendrës Europiane të Sizmologjisë. “E tundi mirë”; “I frikshëm”, shkruajnë dy banorë nga Durrësi. “Në Lalz u ndje shumë”, shkruan një tjetër. “I frikshëm! Në katin e 10 në Shëngjin dhe ishte i tmerrshëm”, shkruan dikush tjetër.

 

Ndërkohë, tërmeti i parë i fortë është shoqëruar edhe nga dy pasgoditje njëra 2,6 dhe tjetra 2,2 të shkallës rihter.

Fatmirësisht, deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale në zonat ku tërmeti është ndjerë më shumë.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat