11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLeku më i fortë se kurrë, zhvlerësimi i Euros dhe Paundit prek...

Leku më i fortë se kurrë, zhvlerësimi i Euros dhe Paundit prek rekorde të reja

Leku e ka nisur këtë javë me një forcim të mëtejshëm në kursin e këmbimit ndaj Euros dhe valutave të tjera kryesore.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro këmbehet sot me 101.5 lekë, në rënie  që nga fundi i javës së kaluar.

Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek ka arritur një rënie prej 12.7%. Për agjentët e këmbimit valutor, rënia e Euros është konfirmim i pritshmërive të tregut.

Kursi Euro-Lek këtë filloi një rënie të ndjeshme qysh në fillim të tremujorit të dytë, ndërsa ardhja e sezonit turistik po e zhyt më shumë në rënie monedhën europiane. Të dhënat e deritanishme kanë treguar një numër rekord të turistëve të huaj dhe të flukseve valutore hyrëse nga turizmi.

Besohet se prurjet e mëdha valutore janë faktori kryesor që po ndikon në zhvlerësimin e shpejtë dhe të paprecedentë të monedhës europiane.

Përveç turizmit, prurjet valutore po ndikohen nga rigjallërimi i remitancave dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja. Tendencë e re e viteve të fundit është rritja e investimeve të shtetasve të huaj në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

Agjentët e këmbimit mendojnë se prurjet informale ngelen gjithashtu një faktor që ka ndikimin e vet edhe kursin e këmbimit valutor. Agjentët presin që, për shkak të efektit sezonal, kursi Euro-Lek të vazhdojë të ndjekë një tendencë rënëse të paktën deri në javën e parë të muajit gusht.

Me rënien e saj të fortë, Euro po përheq pas vetes edhe valutat e tjera kryesore.

Paundi Britanik ka rënë në minimumin e ri historik prej 117.7 lekëve.

Dollari Amerikan ka rënë në vlerën e 90.2 lekëve, niveli më i ulët që prej vitit 2009.

Franga zvicerane ka zbritur në nivelin e 104.5 lekëve, niveli më i ulët që prej vitit 2010.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat