SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve në Kosovë, punon çdo ditë që të jetë pranë klientëve të saj jo vetëm duke sjellë produktet më të mira të sigurimit, duke paguar dëmet por edhe duke i bërë të gjitha këto procese më të lehta dhe më thjeshta për ta.
Ditën e sotme, drejtuesit e kompanisë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me një tjetër bankë në vend, TEB.
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga Kryesuesi i Divizionit të shitjes për klient individual të Bankës TEB, Edmond Jashari dhe Drejorët Ekzekutivë të SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë, Përparim Drini dhe Kaltrina Gashi.
Banka në fjalë do të jetë ndërmjetëse në shitjen e të gjitha produkteve të sigurimit që ofron SIGAL UNIQA në Kosovë, Jo-Jetë dhe Jetë, duke e lehtësuar akoma më shumë këtë procedurë.
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosovë dhe Banka TEB Sh.A. kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse të produkteve të sigurimeve përmes bankës!
Tani e tutje, Banka TEB do të veprojë si ndërmjetësues në shitjen e produkteve të sigurimeve “Jetë” dhe “Jo-Jetë” për SIGAL UNIQA, me qëllim të lehtësimit dhe thjeshtimit të blerjes së sigurimeve”, shkruan SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë në postimin e saj.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosovë, prej vitit 2003, është marka e preferuar e qytetarëve dhe bizneseve për sigurimin e Jetës, Shëndetit, Pronës dhe Automjetit.
Sot, pas më shumë se 20 vjetësh, ajo mbetet lidere në treg, si për pozicionin që ze në treg ashtu edhe për dëmet e paguara tek klientët e saj.
LEXO EDHE: Raporti i BQK/ SIGAL UNIQA Group Austria, lidere e sigurimeve edhe në Kosovë
Web: www.sigal-ks.com
E-mail: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 240 241