Të gjithë shtetasit që disponojnë karmonedha leku të vjetra kanë afat deri ditën e fundit të këtij muaji për t’i këmbyer në çdo bankë tregtare. Këto kartmonedha aktualisht nuk kanë kurs ligjor.
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se bëhet fjalë për kartëmonedhën 100 lekë emetim i vitit 1996 me imazhin e Fan Nolit.
Një kartëmonedhë tjetër 100 lekëshe që duhet të këmbehet është edhe ajo emetim i viteve 1993, 1994, 1996 me imazhin e Luftëtarit Kombëtar.
Gjithashtu, afati 31 dhjetor vlen edhe për kartëmonedhën 200 lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996 me imazhin e Ismail Qemalit. Dy kartmonedha 500 lekëshe duhet të këmbehen në bankë, ajo emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997 me imazhin e vajzës me lule dielli, si dhe kartëmonedha tjetër emetim i viteve 1992, 1994, 1996 me imazhin e Naim Frashërit.
Së fundmi, të gjithë personat që disponojnë kartëmonedhë 1000 lekë, emetim të viteve 1992,1994,1995,1996 me imazhin e Skënderbeut duhet ta këmbejnë deri më 31 dhjetor pranë çdo sporteli të bankave tregtare.