14.5 C
Tirana
Monday, November 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiLajme nga Bota e sigurimeve/ Zurich zgjerohet në sigurimet elitë

Lajme nga Bota e sigurimeve/ Zurich zgjerohet në sigurimet elitë


Zurich Insurance Group po zgjeron ndjeshëm praninë e saj në tregun e mesëm dhe në sigurimet “specialty”, duke investuar fuqishëm në rekrutimin e profesionistëve më të mirë të nënshkrimit të riskut. Vetëm në SHBA, kompania ka punësuar mbi 100 ekspertë të rinj dhe ka hapur pesë zyra të reja gjatë vitit 2025.

Strategjia, e udhëhequr nga CFO Claudia Cordioli për Insurance Journal, përfshin edhe krijimin e një njësie të posaçme për sigurimet “specialty” në Londër, të cilët do të menaxhojnë një portofol global prej rreth 9 miliardë dollarësh. Edhe pse shpenzimet do të rriten afatshkurtër, Zurich pret që nënshkruesit e rinj të sjellin të ardhura të ndjeshme që nga viti i ardhshëm.

Në nëntëmujorin e parë të 2025-ës, kompania regjistroi një rekord prej 38.9 miliardë dollarësh në prime bruto, me rritje 8% krahasuar me një vit më parë. Zhvillimi mbështetet nga përzgjedhja e sofistikuar e riskut, rritja në sigurimet e ndërtimit dhe transformimi pozitiv i Farmers Exchanges, që shënoi rritje të organike për herë të parë pas më shumë se një dekade.

Në praktikat botërore sigurimet “specialty” janë produkte të krijuara për klientë ose biznese me nevoja specifike dhe më të ndërlikuara për mbulim, që përfshijnë projekte të mëdha infrastrukturore, aviacionin, transportin detar, mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike, industrinë e argëtimit, përgjegjësitë profesionale dhe sigurimet financiare kundër mashtrimeve apo dështimeve kontraktuale. Ky është një treg me barriera të larta hyrjeje që kërkon ekspertizë të thellë në vlerësimin e rrezikut, ndaj kompani si Zurich, Lloyd’s apo AIG investojnë fort në specialistë të kësaj fushe.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat