Një shpërthim i sapo raportuar në zonën rezidenciale “Kompleksi Delijorgji” në Tiranë, përballë një marketi të njohur, rikujtoi rëndësinë jetike të sigurisë së enëve nën presion, përfshirë bombolat e gazit.
Nga ngjarja, për shkak të vendodhjes dhe orarit të paradites, raportohet një i lënduar dhe panik ndër banorë dhe klientë.
Zona e vendodhjes është shumë e populluar dhe orari i paradites ka shkaktuar panik të përgjithshëm.
Ngjarja vjen pas një incidenti të ngjashëm dje në pedonalen e Shkodrës, ngjarje për të cilën Sigurime.Online dedikoi një artikull të posaçëm për edukimin financiar të administratorëve të restoranteve:
Ngjarja na sjell në vëmendje faktin se bombolat e gazit janë ligjërisht të detyruara për ta siguruar përgjegjësinë.
Sipas Ligjit nr.32/2016 dhe VKM-së nr.268, datë 2 maj 2024, çdo subjekt që përdor pajisje dhe impiante nën presion, si bombolat e gazit, rezervuarët e karburanteve apo kaldajat industriale, është i detyruar të ketë sigurimin e përgjegjësisë civile për enët nën presion.
Ky sigurim mbulon: dëmet ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve; dëmet ndaj pronës së qytetarëve dhe humbjet financiare dhe dëmet ndaj mjedisit nga aksidentet industriale.
Operatorët ekonomikë që administrojnë ose përdorin pajisje nën presion në kuadër të veprimtarive tregtare, përfshirë: restorante, hotele, institucione shëndetësore dhe arsimore, fabrikat dhe linjat e prodhimit, kompanitë që prodhojnë ose tregtojnë gazra teknike dhe mjekësore, transportuesit e bombolave dhe autocisternave, si dhe pajisjet për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi janë të detyruar sipas ligjit ta sigurojnë përgjegjësinë civile të enëve nën presion.
Kufijtë minimalë të sigurimit përcaktohen sipas nivelit të riskut:
-
Kufijtë minimalë të sigurimit përcaktohen sipas nivelit të riskut: RREZIKU PËRFITIMI PËR NGJARJE TOTALI AGREGAT PËR MBULIM RREZIK I ULËT 10 mln Lekë 20 mln Lekë RREZIK I MESËM 20 mln Lekë 40 mln Lekë RREZIK I LARTË 35 mln Lekë 70 mln Lekë RREZIK SHUMË I LARTË 50 mln Lekë 100 mln Lekë
Secili operator është i detyruar të lidhë dhe të rinovojë pa ndërprerje kontratën e sigurimit gjatë gjithë periudhës së përdorimit të pajisjeve nën presion.
Rasti me 1 të lënduar në qendër të Tiranës na sjell në vëmendje rëndësinë jetike të zbatimit të detyrimeve ligjore, sidomos tani në muajt e ftohtë të dimrit ku përdorimi i pajisjeve të tilla nën presion do të shtohet.
SIGAL INSURANCE GROUP dhe PRIMI I SIGURIMIT TË PËRGJEGJËSISË PËR BOMBOLËN E GASIT
Per bombula mbi 5 litra, që konsiderohen me rrezik shumë të lartë sipas Vkm biznesit i duhet të paguajë 160,000 Lekë si prim dhe të ketë një përgjegjësi ndaj palëve të treta në shumën 50 milionë Lekë per ngjarje dhe 100 milionë Lekë ne agregat.
Primi vjetor në SIGAL IG është 160,000 Lekë.
Sipas raportit zyrtar të AMF, vetëm për 10 muajt e parë të vitit 2025, SIGAL IG pagoi 93.29% të dëmeve në tregun e sigurimit të përgjegjësisë civile në Shqipëri.
Përkatësisht 8,836,000 Lekë ose rreth 93 mijë euro. Ndërsa, tregu total pagoi 99 mijë euro.




