4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKushtojnë shtrenjtë por ka dhe mijëra bosh, kush po i blen apartamentet...

Kushtojnë shtrenjtë por ka dhe mijëra bosh, kush po i blen apartamentet në Tiranë?

Prej vitit 2017, shtrenjtimi i apartamenteve nuk ka ndalur, thuhet në një analizë të bërë mbi këtë treg nga Banka e Shqipërisë. Nga viti 2020 deri në fund të 2023 shtrenjtimi i apartamenteve u rrit me 24.5%.

Pyetja që lind është: Kush i blen këto apartamente të shtrenjta?

“Raporti i BSH informon se 1/3 e apartamenteve së fundmi janë blerë nga të huajt, po 2/3? Kur ne themi 50% e apartamenteve shiten me kredi bankare po pjesa tjetër?”, pyet eksperti i ekonomisë Pano Soko.

Si shembull merr shitjen e apartamenteve në Tiranë.

Ne mesatarisht në Tiranë, në 2023, kemi 1.5 milionë metër katror ndërtime që shkojnë për konsum, pra ndërtime për apartamente. Nëse do marr çmimin e referencës 1300 euro mesatarisht në Tiranë, sipas BSH, shkon 1.6 – 1.7 miliardë euro që duhej të ishte prodhuar me blerje. 400 milionë euro është kredia, 300 milionë euro të deklaruara të blera nga të huajt, po pjesa tjetër, 900 milionë euro ku janë?!

Sipas një raporti të Global Iniciative, gjatë vitit 2022 vetëm në Tiranë kanë qarkulluar përmes sektorit të ndërtimit 666 mln euro, para e pisët e regjistruar në sektorin e ndërtimit”, vijon Soko për emisionin “Përballje” në Report Tv.

Inxhinieri i ndërtimit Erald Kerluku thotë se ndonëse çmimet janë të larta kërkesat për blerje të apartamenteve vijojnë të jenë në rritje.

Kërkesa është jashtëzakonisht e madhe. Vijojmë të bëjmë premtime kontratash e shitjesh që në momentet e para, që janë etiketim, rethime në zona të caktuara të Tiranës”.

A paguhet e gjitha apo rezervohet?

”Duke qenë se kërkesa është e madhe, nuk kanë pse ndërtuesit të mos arkëtojnë më shumë fonde, 75 % e fondeve arkëtohet. Një sipërfaqe tek 8 – 10 mijë metra katrorë ndërtimi ka një kërkesë që brenda vitit shitet e gjitha”.

Një arsye për rritjen e kostos inxhinieri e lidh dhe me çmimin që kërkon pronari i tokës ku projektohet të ndërtohen apartamentet.

“Nëse pronari i tokës merrte 25- 30 % sot nuk ke nën 35 %. Shkon nga 35 – 40% kërkesa nga pronari i tokës para se të niset ndërtimi”.

Si mund të ndalet pastrimi i parave në ndërtim?

Eksperti i ekonomisë Pano Soko e lidh rritjen e çmimeve të apartamenteve direkt me pastrimin e parave.

Ai është i bindur se kjo situatë do të vijojë përsakohë këto apartamente bosh thotë ai po përdoren si parkingje për pastrime parash.

Ajo që po ndodh është se apartamentet në Tiranë dhe në zonat bregdetare, mbeten bosh. Pra blihen por janë bosh. Në Tiranë  nga shfirat e fundit që u publikuan në media kemi 55 mijë apartamente bosh. Pra jo të pashitura por të pabanuara. Këto apartamente përdoren si parkingje parash për ata që kanë përdorur paratë e pista. Ky sinops ka rritur çmimin. Fakti që këtu ka apartamente që paguhen por nuk jeton njeri aty. Këta ushtrojnë presionin për të rritur cmimet përtej asaj që mund të përballohet. Përsakohë do të përdoren për të pastruar paratë e pista dhe do të përdoren si parkingje parash do të vijojmë të kemi këtë ekuilibër që duket prej vitesh nuk lëviz më”.

“Në themel të plagës gjendet paraja e pistët. Po nuk ndaluam paranë e pistët nuk do të gjejmë zgjidhje”, tha Pano Soko për për emisionin ” Përballje” në Report Tv.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat