SIGAL INSURANCE GROUP fiton një tjetër vlerësim ndërkombëtar prestigjioz.
Fundjavën e shkuar kompania u njoftua zyrtarisht se ishte shpallur “Kompania më e Mirë e Sigurimeve të Përgjithshme në Evropën Juglindore për vitin 2025”.
Çmimin e njoftoi Global Banking & Finance Awards.
Ky çmim është një tjetër dëshmi e qartë e lidershipit të pandalshëm që SIGAL demonstron prej vitesh në tregun rajonal të sigurimeve.
Emri i kompanisë tashmë është pjesë zyrtare e listës së fituesve të këtij viti në faqen zyrtare të revistës financiare britanike Global Banking & Finance Review.
Revista është një ndër botimet më të rëndësishme në fushën e financave dhe biznesit global.
Ky vlerësim i jep edhe më shumë peshë arritjeve të SIGAL INSURANCE GROUP, e cila në raportin 4-mujor të AMF-së të këtij fillimviti, konfirmoi pozitat si lider absolut në tregun shqiptar të sigurimeve, si në sigurimet motorike, ashtu edhe në sigurimet e jetës dhe të jo-jetës.
Me pjesëmarrje dominuese në treg, rritje të qëndrueshme të primeve të shkruara dhe nivel rekord të dëmeve të paguara, SIGAL vazhdon të udhëheqë tregun me profesionalizëm, besueshmëri dhe inovacion.