33.5 C
Tirana
Monday, June 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKurora e kampionit të sigurimeve rajonale, SIGAL lider brenda dhe jashtë kufijve

Kurora e kampionit të sigurimeve rajonale, SIGAL lider brenda dhe jashtë kufijve

SIGAL INSURANCE GROUP fiton një tjetër vlerësim ndërkombëtar prestigjioz.

Në fillim të muajit kompania u njoftua zyrtarisht se ishte shpallur “Kompania më e Mirë e Sigurimeve të Përgjithshme në Evropën Juglindore për vitin 2025”.

Çmimin e njoftoi “Global Banking & Finance Awards”.

Ky çmim është një tjetër dëshmi e qartë e lidershipit të pandalshëm që SIGAL demonstron prej vitesh në tregun rajonal të sigurimeve.

Emri i kompanisë tashmë është pjesë zyrtare e listës së fituesve të këtij viti në faqen zyrtare të revistës financiare britanike Global Banking & Finance Review.

Revista është një ndër botimet më të rëndësishme në fushën e financave dhe biznesit global.

Ky vlerësim i jep edhe më shumë peshë arritjeve të SIGAL INSURANCE GROUP, e cila në raportin 4-mujor të AMF-së të këtij fillimviti, konfirmoi pozitat si lider absolut në tregun shqiptar të sigurimeve, si në sigurimet motorike, ashtu edhe në sigurimet e jetës dhe të jo-jetës.

Me pjesëmarrje dominuese në treg, rritje të qëndrueshme të primeve të shkruara dhe nivel rekord të dëmeve të paguara, SIGAL vazhdon të udhëheqë tregun me profesionalizëm, besueshmëri dhe inovacion.

Sipas të dhënave zyrtare të AMF-së, SIGAL mban pozicionin e parë në tregun e sigurimeve në Shqipëri, duke zotëruar 26% të totalit të tregut, si në sigurimet e Jetës, ashtu edhe në ato të Jo-Jetës.

Pjesa e saj në treg shpërndahet si 48% e tregut të sigurimeve të Shëndetit dhe Aksidenteve, 32% e tregut të sigurimeve të Pronës, 21% e tregut të sigurimeve Motorike.

Këto përqindje e konfirmojnë edhe një herë dominimin e qartë të SIGAL në industrinë e sigurimeve në vend, falë besimit të klientëve dhe gatishmërisë e kujdesit të treguar në vite në raste dëmesh.

Pikërisht lidhur me këto dëme, korrektesa dhe kujdesi për të dëmshpërblyer në kohë, ka bërë që përveçse SIGAL të kryesojë në prime të shkruara bruto, të prijë edhe në dëmshpërblimet e paguara, duke dhënë mbështetje reale dhe të menjëhershme për qytetarët shqiptarë kur ata kanë më shumë nevojë.

641 milionë Lekë në total për dëmet e paguara në sigurimet e Jetës dhe Jo-Jetës, në vetëm 4 muajt e parë të vitit, nga të cilat: 124 milionë Lekë për sigurimet e Shëndetit, 396 milionë Lekë për sigurimet Motorike, 72 milionë Lekë për sigurimet e Pronës.

Ky volum i lartë dëmshpërblimesh e bën SIGAL jo vetëm lider në shitje, por edhe kampion të mbajtjes së premtimeve dhe mbështetjes ndaj klientëve, duke dëshmuar se di të jetë pranë klientëve atëherë kur vërtetë të tjerët nuk munden.

 

SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh 

Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!

Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829

Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat