17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiKurba ekonomike e SHBA nis rritjen, has probleme serioze kërkesa e konsumatorit

Kurba ekonomike e SHBA nis rritjen, has probleme serioze kërkesa e konsumatorit

Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rikuperua fuqishëm në tremujorin e tretë të 2022.

Përmirësimi mendohet të ketë ardhur si shkak i një deficiti tregtar në tkurrje, e cila e mbivlerësoi shëndetin ekonomik pas një periudhe ku kërkesa e brendshme ishte më e dobët në dy vitet e fundit për shkak të rritjes agresive të normave të interesit nga Rezerva Federale.

Raporti i avancuar i produktit të brendshëm bruto në tremujorin e tretë tregoi tkurrje të investimeve rezidenciale, ndërsa tregu i banesave shtërngohet nën peshën e rritjes së normave të hipotekave. Inflacioni i brendshëm u ngadalësua ndjeshëm nga tremujori i dytë, presionet mbi çmimet vazhduan rritjen.

Megjithatë, rikthimi i rritjes pas dy rënieve tremujore të njëpasnjëshme të PBB ishte një dëshmi e mëtejshme se ekonomia nuk ishte në recesion, megjithëse rreziqet e një rënie janë rritur pasi Fed dyfishoi rritjen e normës për të luftuar më shpejt inflacionin.

PBB-ja u rrit me një normë vjetore pre 2.6% në tremujorin e kaluar pas tkurrjes me 0.6% në tremujorin e dytë. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar një rikthim të rritjes së PBB-s me një normë prej 2.4%.

Deficiti tregtar u ngushtua ndjeshëm pjesërisht pasi ngadalësimi i kërkesës frenoi faturën e importeve. Eksportet gjithashtu u rritën në pjesën më të madhe të kohës. Hendeku më i vogël tregtar u shtua me 2.77% , më shumë që nga tremujori i tretë i vitit 1980.

Shitjet përfundimatre për blerësit vendas u rritën me një normë prej 0.1%, një shenjë tregon se kostot më të larta të huamarrjes kishin filluar të gërryenin kërkesën.

Të dhënat e publikuara ditën e enjte ka të ngjarë të kenë ndikim në politikën monetare, ndonëse zyrtarët e Fed i frikësohen rënies së kërkesës.

Fed, e cila është banka qendrore e SHBA-së, ka rritur normën bazë të interesit njëditore nga afër zeros në mars në intervalin aktual prej 3 përqind në 3.25 përqind, ritmi më i shpejtë i shtrëngimit të politikës në një brez ose më shumë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat