Në Shqipëri, bazuar në Ligjin Nr. 32/2021 për “Sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, poseduesi i çdo automjeti, përpara përdorimit të tij, është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi, si dhe të sigurojë rinovimin e saj për aq kohë sa mjeti i transportit do të mbetet në qarkullim.
Kush është sigurimi TPL, i cili mbulon:
– dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.
– dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rruge, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).
Por Sigurimi TPL nuk mbulon të gjitha dëmet që mund të shkaktohen në një aksident. Dhe dëmshpërblimi i jepet pronarit të mjetit tjetër, të dëmtuar.
Mbulimin e plotë për çdo dëm, si në rast aksidenti apo dëme të tjera të paparashikuara, e bën Sigurimi KASKO.
KASKO MBULON:
– Dëmtime Aksidentale
Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.
– Thyerja e xhamave
Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm
– Zjarr, Rrufe, Eksplozion
Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.
– Katastrofat Natyrore
Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.
– Vjedhja
Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementëve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.
– Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar
– Dëmtimi nga akte keqdashëse
Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.
– Jashtë territorit të Shqipërisë:
Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
– GPS
Kompania e sigurimit instalon pa asnjë lloj kosto shtesë nga klienti, pajisjen GPS. Kjo pajisje do të jetë në pronësi të saj dhe instalohet në mjetin e siguruar KASKO për aq kohë sa ky mjet do të jetë i siguruar nga rreziku vjedhjes (totale).
– Asistenca Rrugore AutoSOS
Për sigurimin Kasko me mbulim brenda Shqipërisë ofrohet mundësia për të patur edhe mbulimin shtesë të asistencës rrugore në Shqipëri. Nëse keni të aktuvizuar edhe mbulimin jashtë vendit ju mund të blini gjithashtu AutoSOS për Europë.
Llogarisni KËTU çmimin e Sigurimit KASKO për automjetin tuaj!
PSE KASKO I DUHET BESUAR SIGAL?
– Dëmshpërblim në kohë të shpejtë
– Riparim në servis të specializuar
LEXO EDHE:
Jeta është plot të papritura e rreziqe nga më të ndryshmet. Sidomos sot kur ndryshimet klimatike po shpeshtojnë fatkeqësitë natyrore. Ndaj, përmes Sigurimit KASKO ju do të bëni zgjedhjen ideale për t’i paraprirë këtyre të paprituarave dhectë jeni të qetë mendërisht dhe financiarisht.
Dashuria për makinën nis me Sigurimin KASKO
Për çdo pyetje shkruani në:
Whatsapp: 0686062829
E-mail: [email protected]