25.5 C
Tirana
Wednesday, September 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKur në Shqipëri ka vështirësi në sigurimin e shëndetit apo pronës, në...

Kur në Shqipëri ka vështirësi në sigurimin e shëndetit apo pronës, në Arabinë Saudite lançohet Sigurimi i Kafshëve Shtëpiake

Në një kohë kur në Shqipëri është akoma e vështirë të bindësh qytetarët dhe bizneset të sigurojnë pronën apo shëndetin, në vende të tjera panorama është krejt ndryshe.

 

Kompania e Sigurimeve Dixhitale “Tree” në Arabinë Saudite ka nisur shërbimin e parë të sigurimit të kafshëve shtëpiake, për të përmbushur nevojat e pronarëve të kafshëve dhe për të shtuar risitë në tregun e sigurimeve dixhitale, raporton sigurime.online.

 

Ky produkt është pjesë e strategjisë të “Tree” për të zgjeruar ofertat e saj të sigurimeve dixhitale, në përputhje me objektivat e “Vizionit 2030 të Arabisë Saudite”, për të përmirësuar infrastrukturën dixhitale të Mbretërisë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për banorët e saj.

 

 

Në një deklaratë, kompania shprehet se, si i vetmi produkt sigurimi i këtij lloji, i licencuar nga Autoriteti i Sigurimeve në Arabinë Saudite, ofron mbulim të plotë për macet dhe qentë, duke ofruar mbrojtje financiare për pronarët e kafshëve shtëpiake përballë kostove të kujdesit veterinar, operacioneve, medikamenteve etj.

 

Bader Alhathal, anëtar i Bordit të “Tree” thotë: “Ky produkt është më shumë se thjesht një sigurim. Është një angazhim për mirëqenien e kafshëve tona shtëpiake dhe qetësinë shpirtërore të pronarëve të tyre. Duke ofruar sigurim për kafshët shtëpiake, ne po ndërmarrim një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse, të aksesueshme dhe të drejtuara në mënyrë dixhitale, që kujdesen për stilin e jetës moderne të klientëve tanë”.

 

 

Roli i Autoritetit të Sigurimeve (AB)

 

“Tree” thotë se Autoriteti i Sigurimeve (IA) luajti një rol vendimtar në aftësimin e agjencisë për të tregtuar sigurime për kafshët shtëpiake.

 

Duke hequr kufizimet rregullatore dhe duke i dhënë Tree një licencë të përhershme në fillim të këtij viti, IA ka demonstruar angazhimin e saj për të nxitur një sektor privat të gjallë dhe të larmishëm, në përputhje me objektivat e Vizionit 2030″, shprehet kompania.

 

E themeluar në vitin 2022, “Tree” është agjencia e parë e sigurimit dixhital në Arabinë Saudite.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat