17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKur ndryshon ora këtë vit/ Si stër-stërgjyshi i Chris Martin ndryshoi përgjithmonë...

Kur ndryshon ora këtë vit/ Si stër-stërgjyshi i Chris Martin ndryshoi përgjithmonë akrepat

Mëngjesin e datës 27 mars, saktësisht në orën 01:00, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para. Qëllimi i këtij ndryshimi është shtyrja e perëndimit të diellit më vonë gjatë ditës dhe lindjes së diellit më vonë në mëngjes.

Më 27 mars, ne kalojmë në Orën Verore Britanike (BTS), ndërsa kthehemi në Greenwich Mean Time (GMT) më 30 tetor, kur akrepat kthehen 60 minuta pas.

Ideja e kujt ishte – dhe pse ndryshon ora?

Gjatë nëntë viteve që kaloi si ambasador në Francë, politikani amerikan Benjamin Franklin shkroi një ese të titulluar “Një projekt ekonomik për zvogëlimin e kostos së dritës” ku sugjeronte se njerëzit në Paris mund të reduktonin përdorimin e qirinjve nëse çoheshin nga shtrati më herët në mëngjes.

William Willett ishte njeriu që prezantoi idenë e kursimit të kohës në Britani në vitin 1907. Ai donte të parandalonte që njerëzit të humbnin orët jetësore të dritës gjatë mëngjeseve të verës. Willett (që është stër-stër-stërgjyshi i vokalistit të Coldplay, Chris Martin), botoi një broshurë me titull “Shpenzimi i kotë i dritës së ditës” ku përpiqej të argumentonte se pse duhet që njerëzit të ngrihen nga shtrati më herët.

Willett propozoi lëvizjen e orës mbrapa dhe para me 80 minuta: vendosjen e orës 20 minuta para në secilën prej katër të dielave të prillit dhe kthimin e tyre mbrapsht me 20 minuta në secilën prej katër të dielave të shtatorit. Pra, gjithsej tetë ndërrime kohore në vit.

Mbështetësit e propozimit argumentuan se një skemë e tillë mund të zvogëlojë konsumin e brendshëm të qymyrit dhe të rriste furnizimet e disponueshme për prodhim dhe përpjekjet e luftës gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ai u përpoq të bindte njerëzit se plani ishte i mirë, por ndërroi jetë një vit përpara se Gjermania të miratonte planin e tij të ndryshimit të orës më 30 prill 1916. Britania e ndoqi shembullin e Gjermanisë një muaj më vonë, më 21 maj.

A është i rrezikshëm ndryshimi i orës?

Pak. Kur orët shkojnë para 60 minuta, shumë prej nesh humbasin një orë gjumë. Orët tona biologjike janë pak të konfuzuara. Njerëzit janë qenie të brishta dhe ndryshimi më i vogël ka ndikim.

Në rastin e ndryshimit të orës, shumë prej nesh e përjetojnë keq mendërisht dhe nuk ndihen në sinkron me botën.

Studime të mëparshme kanë vënë re rritje të numrit të aksidenteve automobilistike mëngjesin pas ndërrimit të orës si dhe lëndime në vendin e punës. Të tjerëve iu ndikon në ndryshimin e sensit të humorit dhe gjendjes shpirtërore; probleme me gjumin, që sjellin lehtësisht mërzitje, lodhje, inatosje; vështirësi në përqendrim apo dhimbje koke.

Këto simptoma zhduken shpejt. Mjaft sa të mësohemi me ciklin e orës së re dhe me orën e humbur të gjumit.

A do të hiqet praktika e ndërrimit të orës?

Lëvizja e akrepave 60 minuta përpara në verë i bën njerëzit më të lodhur dhe si rrjedhojë rritet rreziku nga aksidentet,” argumentoi europarlamentarja franceze, Karima Delli në shkurt të vitit 2018.

Ka pasur përpjekje nga Parlamenti Europian për të mos ndryshuar orën, por për shkak të Brexit, pandemisë dhe tashmë luftës, kjo temë është shtyrë vazhdimisht.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat