14.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKuqezinjtë zbresin në fushë/ Sot Çeki-Shqipëri. Ja formacioni i mundshëm

Kuqezinjtë zbresin në fushë/ Sot Çeki-Shqipëri. Ja formacioni i mundshëm

Sot në 20.45 Kombëtarja e Shqipërisë zbret në fushë ku kundërshtar do të ketë Republikën Çeke

 

Katër ditë përgatitje në Tiranë kanë mjaftuar për teknikun Silvinjon që të bëjë gati ekipin më të mirë që do të hidhet në fushë mbrëmjen e sotme, për të sfiduar çekët vendës, edhe pse në stërvitjen e fundit, lojtarët që pritet të jenë titullarë janë shkartisur në grupe të ndryshme.

 

Ndërkohë një lëndim i Asllanit sikur prishi disi planet dhe humorin e Silvinjos, por nuk ishte asgjë shqetësuese dhe mesfushori e kaloi lëndimin (një goditje në këmbën e djathtë) dhe për sot do të jetë gati duke “shtrënguar edhe dhëmbët” po të jetë nevoja. Me aktivizimin e tij titullar, mesfusha merr formë me Ramadanin dhe Laçin, ndërkohë Nedim Bajrami luan si anësor, pozicion që ka luajtur në ndeshjet e fundit me Kombëtaren.

 

Në krahun tjetër pritet të jetë Jasir Asani i cili gjithashtu është në një formë të mirë, si në aspektin e të luajturit, po edhe në atë triumfues duke shënuar në ligën përkatëse rregullisht. Në mungesë të Rei Manajt dhe Armando Brojës, sulmi i Shqipërisë do të udhëhiqet nga Mirlind Daku, një sulmues i fortë në luftën në ajër dhe posedues shumë i mirë i topit. Ai pritet të luajë ndeshjen e dytë si titullar me Kombëtaren pas takimit me Ishujt Faroe vitin e kaluar. Zëvendësuesi i tij do të jetë Indrit Tuci, i ardhur pas dëmtimit të Myrto Uzunit.

 

Sakaq, në mbrojtje nuk ka dilema pasi do të luajë Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj nga krahët, ndërsa qendra do të formohet me dyshen Ismajli-Kumbulla, njësoj si në ndeshjet e shtatorit, ku të dy mbrojtësit zhvilluan paraqitje shumë të mira dhe për më tepër aktualisht po kalojnë moment shumë pozitiv. Për ta përfunduar, në portë nga minuta e parë do të jetë Tomas Strakosha, i cili shihet edhe si portieri “Nr. 1” i Kombëtares shqiptare.

 

 

Kjo është ndeshja e tretë e Kombëtares në Nations League ku numëron 1 fitore dhe 1 humbje.

 

Pas 3 ditësh Shqipëria luan ndeshjen e rradhës, sërish në tranasfertë, këtë herë kundër Gjeorgjisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat