12.5 C
Tirana
Thursday, November 13, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKuqezinjtë luajnë sonte gjithçka: SIGAL Insurance Group në mbështetje të tyre

Kuqezinjtë luajnë sonte gjithçka: SIGAL Insurance Group në mbështetje të tyre

Sot në orën 20:45, kuqezinjtë luajnë për gjithçka!

Kombëtarja kuqezi, vendi i dytë i grupit kualifikues për në Botëror 2026, 11 pikë, 3 fitore e 2 barazime: një përballje vendimtare për 3-pikëshin dhe për vazhdimësinë drejt ëndrrës amerikane, Botërorin e 2026.

Fitoret që na kanë ushqyer shpresën dhe ëndrrën e madhe të play off-eve nuk kanë qenë rastësi. Asnjë rastësi ndaj Serbisë, Letonisë dhe Andorrës: mëse të merituara.

Fitore të ardhura nga përgatitja, bashkëpunimi dhe mbrojtja e zgjuar, parime që e udhëhoqën kombëtaren, por udhëheqin edhe SIGAL Insurance Group, sponsorin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të kombëtares kuqezi.

Prej më shumë se një dekade, SIGAL qëndron në krah të skuadrës sonë përfaqësuese, duke ndarë të njëjtat vlera që çojnë drejt suksesit: besim, përvojë dhe përkushtim.

SIGAL mbron çdo familje, biznes e individ, duke garantuar siguri në çdo hap të jetës. Në fushë apo jashtë saj, siguria mbetet çelësi i fitores. Forca kuqezinjve sot!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat