-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKujdesi më i mirë shëndetësor me çmime që nuk ju sëmurin/ Sigurim...

Kujdesi më i mirë shëndetësor me çmime që nuk ju sëmurin/ Sigurim Privat i Shëndetit, zgjidhja ideale për ju dhe më të dashurit tuaj

Shpenzimet shëndetësore janë ndër shpenzimet më kritike të buxhetit të familjes. Arsyeja përse ato konsiderohen kritike lidhet me pasigurinë për kohën kur mund të ndodhin dhe të shumës së tyre.

Ndaj Sigurimi privat i shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

Po të shtojmë edhe problemet e tjera me të cilat përballemi çdo ditë, dyerve të klinikave apo spitaleve, del në pah qartë nevoja urgjente nga ana e vetë qytetarëve shqiptarë, për të marrë në dorë çështjen e shpenzimeve shëndetësore. Në këto kushte, sigurimi privat i shëndetit nuk është më një komoditet apo një privilegj, por domosdoshmëri.

Çfarë është në pak fjalë Sigurimi Privat i Shëndetit dhe si i ndihmon financat e individëve dhe familjeve?

Sigurimi Privat i Shëndetit është dizenjuar për të siguruar që nëse ju do të keni nevojë për diagnostikim dhe trajtim mjekësor në të ardhmen, juve nuk do t’ju duhet që të shqetësoheni për listat dhe orët e gjata të pritjes në sistemin shtetëror apo për pagesën e kostove të trajtimit.

Nëse ju do të trajtoheni privatisht për shëndetin tuaj, ky sigurim do të mbulojë shpenzimet financiare për të gjitha apo disa nga faturat mjekësore në varësi të mbulimit përkatës të sigurimi privat të shëndetit që ju keni zgjedhur.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të diagnostikoheni dhe do të trajtoheni me shpejtësi, duke iu mundësuar, siguruar dhe garantuar referimin e menjëhershëm tek një mjek në një spital apo klinikë private sipas kohës dhe vendit më të përshtatshëm për ju.

Me Sigurimin Privat të Shëndetit, ju do të keni shumë mundësi zgjedhjeje në spitalet/klinikat private nga Rrjeti Mjekësor i SIGAL UNIQA, të cilat nuk do të jeni në gjendje që t’i merrni si shërbime nëse do të jeni një pacient normal në sistemin shtetëror.

Pra, Sigurimi Privat i Shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

Benefitet kryesore të Sigurimit Privat të Shëndetit:

  • Kohë më të shkurtra pritjeje për trajtim
  • Kushte më të mira
  • Diagnostikim më të shpejtë
  • Të zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private
  • Të zgjidhni një kohë dhe vend më të përshtatshëm për trajtiminet

Sigurimi i Shëndetit Privat për stafet e bizneseve

Mbas shtetit, rolin e “babait”, i cili kujdeset për personat e varur prej tij, e luajnë kompanitë punëdhënëse. Duke konsideruar me seriozitet aktualitetin dhe duke hedhur sytë nga e ardhmja e afërt, kompanitë mund të luajnë një rol kyç për të mbrojtur punonjësit e tyre nga rreziku i varfërimit si individë, por me pasoja në familjet e tyre, për shkak të të papriturave shëndetësore. Jemi në një situatë që kërkon veprim të menjëhershëm dhe masa konkrete nga çdo kompani për të mbrojtur punonjësit.

Kompanitë duhet të kuptojnë që sigurimi i shëndetit është një katalizator për stabilitetin e fuqisë punëtore. Në një ambient ku njerëzit nuk ndihen të frikësuar nga e ardhmja, krijohen kushte optimale për të qenë produktivë dhe krijues. Kjo përfundimisht çon në një fuqi punëtore që ndihet e vlerësuar dhe e motivuar për të qënë efektivë në vendin e punës.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, ofron për individët, familjet apo bizneset paketa të personalizuara, nga të cilat mund të zgjidhni sigurimin më të përshtatshëm për ju, më të dashurit dhe stafin tuaj.

Duke qenë një kompani e konsoliduar tashmë në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve dhe novatore në produktet që sjell për qytetarët, SIGAL UNIQA bashkëpunon ngushtësisht me bizneset për të ndërtuar skema sigurimi të cilat promovojnë një marrëdhënie të ngushtë besimi dhe shpërblimi ndërmjet kompanive punëdhënëse dhe stafeve të tyre.

Alternativat e Sigurimit Privat të Shëndetit

SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare, të cilat ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga check up-i vjetor rutinë, trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti, si edhe shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë në spitalet private brenda dhe jashtë Shqipërisë. Aktualisht, SIGAL UNIQA ofron një gamë të gjerë opsionesh të sigurimit privat të shëndetit të cilat janë:

PAKETAT INDIVIDUALE

Paketat Individuale të sigurimit privat të shëndetit për një periudhë 1 Vjeçare, duke filluar nga 25, 80, 90 euro.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose BLINI ONLINE, duke klikuar në: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/ 

PAKETAT FAMILJARE

Paketat Individuale të sigurimit privat të shëndetit për një periudhë 1 Vjeçare, duke filluar nga 20, 70, 80 euro.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose BLINI ONLINE, duke klikuar në: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/#paketa-familjare

KARTAT E KUJDESIT SHËNDETËSOR

SIGAL UNIQA në bashkëpunim me Spitalin Continental ne Tiranë dhe në Lushnje; Klinikën Intermedica në Sarandë dhe Klinikën Kristi në Korcë, ju ofron “KARTËN E KUJDESIT SHËNDETËSOR”, me të cilën mund të kryeni minimumi një “check up” mjekësor në vit.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose POROSITUR ONLINE, duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/#kartat-e-kujdesit-shëndetësor

PAKETA STANDARD

Sigurimi standard mbulon faturat spitalore nga 5000-20000 Euro në varësi të grupit me një maksimum shpenzimesh mjekësore në vit prej 50,000 Euro.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose APLIKO ONLINE, duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/ne-shqiperi-dhe-jashte-shqiperise/

PAKETA SILVER

Paketa Silver mbulon një maksimum shpenzimesh mjekësore në vit prej 150,000 Euro.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose APLIKO ONLINE, duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/ne-shqiperi-dhe-jashte-shqiperise/

PAKETA GOLD

Paketa Gold mbulon maksimalisht shpenzimet mjekësore në vit prej 500,000 Euro.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/ne-shqiperi-dhe-jashte-shqiperise/

“JETË PLUS”

Paketa e sigurimit “Jetë Plus” mbulon 5 sëmundje të rënda: tumorin malinj, ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, ndërhyrjet kirurgjikale në kokë, ndërhyrjet në shtyllën kurrizore dhe transplantin nga një dhurues i gjallë.

Kjo paketë Sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore, për këdo që ka nevojë, në të gjithë botën. Ndërsa ofron gjithashtu edhe mundësinë e “Opinionit të dytë Mjekësor”.

Për shkak të territorit të madh që mbulon, ka një mbulim tejet të zgjeruar i cili arrin deri në 1 milion Euro.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim duke klikuar në: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/jete-plus/ 

“SIGURIMI ANTI-TUMOR”

Nëse i siguruari diagnostikohet me tumor malinj apo beninj në kokë, ky siguracion, unik për Shqipërinë dhe jo vetëm, i ofron të siguruarit dëmshpërblim në masën e siguruar të cilën e ka zgjedhur vetë duke variuar nga 5 mijë deri në 500 mijë euro.

Privilegji i të pasurit Policën “Anti-Tumor” dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm monetar, i siguron të siguruarit të organizojë dhe të bëjë me paratë që i ofrohen trajtimin që ai e mendon më të përshtatshëm ose të mbështesë familjen e tij në një moment kaq delikat”.

Sipas saj, polica “Anti Tumor” ka një çmim në varësi të moshës dhe gjinisë të të siguruarit.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim duke klikuar në: https://sigal.com.al/sigurimi-anti-tumor/

MUNDËSIA E KRIJIMIT TË PAKETËS SË PERSONALIZUAR

SIGAL UNIQA ofron gjithashtu mundësinë e krijimit të paketës individuale, duke zgjedhur mbulimet që ju dëshironi.

Çmimi i këtij sigurimi do të jetë në varësi të listës së mbulimeve që ju do të zgjidhni.

LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose KRIJO ONLINE, duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/krijo-paketen-tende/

Zgjidh tani paketën që të përshtatet më shumë në: www.sigal.com.al 

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Kompania që paguan më shumë dëme/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë për Sigurimin Privat të Shëndetit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat