17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKujdes! Sot dita më e nxehtë e verës! Si të mbrojmë veten

Kujdes! Sot dita më e nxehtë e verës! Si të mbrojmë veten

Moti do të ketë diell dhe vranësira të pakta në relievet malore.

Temperaturat minimale do të luhaten 18-27 gradë , temperaturat maksimale parashikohen me rritje të lehta 37 -39°C në veri , 39-44°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Si të mbrohemi

Disa këshilla të thjeshta, të zakonshme dhe parandaluese nëse i bëjmë pjesë të jetës sonë të perditshme gjatë ditëve të nxehta të verës, ato mund të na ndihmojnë për të reduktuar apo ulur efektet negative të temperaturave të larta në shëndet.

– Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës.

– Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura.

– Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.

– Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës.

– Freskohuni here pas here me ujë të freskët.

– Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje.

– Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.

– Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat