8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKujdes me shpejtësinë! Shtohen urgjencat nga traumat, 18 aksidente çdo ditë

Kujdes me shpejtësinë! Shtohen urgjencat nga traumat, 18 aksidente çdo ditë

Sezoni turistik ka shtuar qarkullimin në rrugë por edhe aksidentet.

Për shkak të lëvizjeve drejt zonave turistike, shtimit të numrit të turisteve dhe ardhjes së emigrantëve, korriku është muaji me numrin më të madh të  traumave dhe aksidenteve deri tani.

Shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj thotë 18 aksidente ndodhin çdo ditë  në rrugët tona këtë periudhë.  Një pjesë e tyre  janë fatale ndërsa të tjerë më shkallë të lartë invaliditeti për shkak të traumave.

Brataj ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit. Kryesisht të rinjtë  të mos marrin makinën ose motorin nëse janë në efektin e alkoolit apo substancave të tjera.

Ndërsa prindërit duhet të bëjnë kujdes me rripat e sigurimit edhe për fëmijët.

Edhe për mjekët e traumës kjo periudhë e verës ka shtuar ngarkesën në spital. Afro 200 pacientë në ditë i drejtohen këtij shërbimi për shkak të traumave të ndryshme, ku vendin e parë e mbajnë aksidentet në rrugë dhe ato në lartësi.

LEXO EDHE: Aksidentet rrugore në rritje të vazhdueshme/ Si të marrim shpejt dhe të plotë dëmshpërblimin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat