5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaKujdes! Me çfarë të mos e teprojmë në menunë e festës

Kujdes! Me çfarë të mos e teprojmë në menunë e festës

Festat sjellin gjithmonë një atmosferë të gezueshme. Për shqiptarët ndërrimi i viteve është një nga festat më të dashura.

Viti i ri pritet nga çdo familje me tryezën të mbushur plot ushqime të shumëllojshme, ku mbizotëron mish dhe ëmbëlsirat, që është vështirë t’u rezistosh.

Por çfarë duhet të bejmë që të mos abuzojmë me ushqimin në këto ditë?

E mira që të priviligjojmë sallata, anti pastat, për të kaluar te karbohidratet, duke qernë se yndyra dhe sheqeri ndikojnë në shtimin e peshës. Për ti lënë vend proteinave. Ti konsumojmë pak nga të gjitha”, shprehet nutricionistja Arlinda Garuci për Abc.

Që të shmangim shtimin në peshë apo problemet me shëndetin, nutricionistët rekomandojnë kujdes me sasinë e ushqimit që konsumohet.

“Duke qenë se kohëzgjatja e darkës së vitit të ri është e gjatë të mundohemi që këtu. Në këtë mënyrë ndihmojmë edhe tretjen dhe i lëmë kohë edhe ushqimeve të tjera për të konsumuar”.

Nutricionistja tregon llojet e ushqimeve, me të cilat duhet treguar më shumë kujdes për konsumimin e tyre.

“Ushqimet e skuqura, sheqeri, jo vetëm karbohidratet, ëmbëlsirat tradicionale si bakllavaja dhe kadaifi kanë shumë sheqer, duhet të mos e teprojmë”.

Gjeli i detit, është simbol i kësaj feste, por si duhet ta gatuajmë mbretin e tryezës që yndyra e tij të mos ndikojë keq për shëndetin?

“Më e mira është pjekja në furrë edhe pse është goxha e gjatë gatimi se do të paktën tre orë. Por në këtë mënyrë merren goxha vlerat ushqyese. Kur në një recetë tjetër mund ta ziejmë i humbin vlera ushëqyese, nëse e bëjmë thjeshtë në furrë dhe e shoqërojmë me një sallatë do ishte perfekte”.

Nutricionistja këshillon gjithashtu të mos abuzohet me konsumimin e pijeve alkoolike.

“Rekomandoj një gotë ujë dhe një gotë verë se mund edhe të dehidratohemi, mirë është ta marrim me qetësi”.

Kujdes për mënyrën e ushqyerjes në këto festa duhet të tregojë çdo grupmoshë, por më të rrezikuar janë personat që vuajnë nga diabeti apo sëmundjet kardivaskulare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat