19.5 C
Tirana
Sunday, September 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKthjellime dhe vranësira! Si do jenë temperaturat për këtë të enjte

Kthjellime dhe vranësira! Si do jenë temperaturat për këtë të enjte

Ditën e sotme Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër. Më pas për pjesën tjetër të ditës mot kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 2 deri 17°C

-në zonat e ulëta 3 deri 21°C

-në zonat bregdetare 5 deri 21°C

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat