Meteorologia Tanja Porja shprehet se nga dita e sotme dhe për të paktën 2 ditët e ardhshme do të kemi përmirësim të kushteve të motit.
Komentet Porja i bëri në A2 CNN, ku tha se pjesa e parë e ditës së sotme do të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara.
Ajo shtoi se kthjellimet e vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën perëndimore të vendit, teksa shtoi se era do të fryjë e lehtë me drejtim perëndim dhe veri-perëndim.
“Presim sot përmirësimin e kushteve të motit. Por edhe pjesa e parë e ditës do të mbetet me reshje të pakta në zona të izoluara. Termometri ka shënuar një rënie mëngjesin e sotëm.
Mesdita nuk sjell ndryshim të temperaturave. Një maksimum prej 16 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare me drejtim perëndimor dhe veri-perëndimor.
Presim që pjesa e dytë e ditës së sotme dhe në vijim të përmirësohen kushtet e motit, përmirësim që vijon për të paktën edhe dy ditë. Sot kemi kthjellime e vranësira kalimtare, kryesisht në zonën perëndimore”, tha Porja.