19.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKryeinspektori i ISHTI apel subjekteve/ Kush përdor enë nën presion, duhet të...

Kryeinspektori i ISHTI apel subjekteve/ Kush përdor enë nën presion, duhet të sigurohet

Restorantet, hotelet, shkollat, kompanitë e prodhimit, ato të transportit të bombolave etj., janë subjekt i vendimit për tu siguruar me detyrim, mbi riskun që ato mbartin.

Behët fjalë për bombola, kaldaja etj, të cilat kanë rrezik shpërthimi dhe dëmtimi.

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial i bën apel subjekteve që të marrin masa për zbatimin e këtij Vendimi të Qeverisë.

Ne kemi parashikuar që të kemi një periudhë tranzitore, ku të shkojmë tek këto subjekte dhe t’i informojë lidhur me këtë detyrim të ri. Nga inspektimet tona na rezulton se në shumë raste subjekt kanë mungesë njohurish mbi detyrimet që ata kanë, ndaj pas përfundimit të sezonit turistik ne do të nisim nga inspektimet në terren lidhur me zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim ka për qëllim ofrimin e sigurisë ndaj palëve të treta për çdo të papritur“, tha Sokol Zaimi, kryeinspektor i ISHTI-t, gjatë një interviste për  emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus.

ISHTI i kujton subjekteve që të pajisen me atë që quhet pasaporta e sigurisë, duke kolauduar mjetet që përdorin, duke i certifikuar ato nga institucionet përkatëse, ndërsa instalimet elektrike që kryejnë të behën nga kompani që ofrojnë garanci.

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË SË ENËVE NËN PRESION

Sipas Ligjit 32/2016, dt.24.03.2016 & VKM 268 dt.02.05.2024
Për garantimin e sigurisë së punës së paisjeve dhe instalimeve nën presion” çdo subjekt ka detyrimin të pajiset me “SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË PËRGJEGJËSISË CIVILE PËR ENËT NËN PRESION”

 

Kjo policë sigurimi mbulon:

Dëmet ndaj jetës, shëndetit, pronës së qytetarëve, që mund të shkaktohen nga pajisjet/instalimet nën presion, të operatorëve ekonomikë që i kanë në pronësi apo i administrojnë ato.

LEXO EDHE: VKM/ Sigurim për çdo aktivitet që përdor bombol gazi. Operatorët ekonomikë që i nënshtrohen detyrimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat