14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiKriza ekonomike prek tregtimin e arit, "ngrin" norma e interesit

Kriza ekonomike prek tregtimin e arit, “ngrin” norma e interesit

Kriza ekonomike që ka kapluar botën ka prekur së fundmi edhe tregtimin e arit, çmimi i të cilit ka pësuar luhatje të ndjeshme.

Ndryshimet kanë ardhur si pasojë e uljes së tregtimit për shkak të pushimeve. Ari ishtë i qëndrueshëm me 1,813,90 dollarë për ons, ndërkohë që kontratat raportohet se kanë rënë me 0.1%.

Të dhënat e produktit të brendshëm bruto të SHBA për tremujorin e tretë dhe shifrat e kërkesave për punësim do të azhornohen në orët në vijim, ndërkohë që nga ana tjetër tregtarët do të rishikojnë shpenzimet e konsumit.

Ari po mban një diapazon pasi tregtimi është mjaft i dobët dhe investitorët po rishikojnë edhe njëherë lëvizjet në bursë. Sipas të dhënave të PCE, nëse inflacioni vazhdon të ulet, dollari do të dobësohet më tej dhe ari do të marrë një pozicion të qendrueshëm.

Shufrat e arit gjithmonë janë njohur për mburojën që kanë nga inflacioni, por rritje e normave të interesit e ka dëmtuar tregun e metalit.

Ari është rritur me 200 dollarë që kur ra në nivelin më të ulët në muajin shtator, për shkak se dollari u zbeh mjaft në treg.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat