30.5 C
Tirana
Thursday, June 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Kriza e pensioneve" në Europë: të rinjtë propozojnë reforma

“Kriza e pensioneve” në Europë: të rinjtë propozojnë reforma

Sistemet e pensioneve në Europë janë nën presion gjithnjë e më të madh.

Të rinjtë e Parlamentit Rinor Evropian (EYP), pas disa takimeve në forume ndërkombëtare në Selanik dhe në Hagë, përpiluan një dokument për të dhënë sa një paralajmërim, aq edhe një rrugëzgjidhje.

Në këtë policy document ata reflektuan faktin se sistemet e pensioneve në Europë po përballen me trysni të forta nga plakja e popullsisë, ndryshimet në mënyrën e punës dhe rritja e pabarazive.

Dokumenti synonte të vinte si një thirrje paralajmëruese për politikën se, pa reforma, ata do të përballen me pension më të vonë dhe me më pak siguri financiare, duke e ngarkuar padrejtësisht brezin e tyre.

  1. Garantimi i një pensioni minimal publik për një pleqëri me dinjitet,

2. njohja e periudhave të kujdesit familjar dhe ndërprerjeve të karrierës në llogaritjen e pensionit,

3. mbështetja e investimeve private për të rinjtë dhe punëtorët me të ardhura të ulëta,

4. nxitja e regjistrimit automatik në skemat profesionale të pensionit,

5. zgjerimi i mbulimit të pensioneve edhe për punëtorët në punësim jo të rregullt,

6. përmirësimi i edukimit financiar,

7. veçanërisht për gratë dhe grupet më të prekshme.

Këtë ide u ndanë gjatë Konferencës së 15-të Ndërkombëtare në Bruksel, më 5 qershor 2025, ku morën pjesë profesionistë të industrisë, vendimmarrës dhe mbi 50 të rinj europianë..

Nicolas Jeanmart, drejtues për Sigurimet Personale dhe të Përgjithshme në Insurance Europe, lidhur me këtë dokument politikash u shpreh se: “tregon që të rinjtë e kuptojnë rëndësinë e sfidës së pensioneve në Europë. Disa nga propozimet e tyre përputhen me prioritetet e industrisë sonë, si njohja e karrierave të ndryshme, nxitja e kursimeve private për të plotësuar pensionet shtetërore dhe përmirësimi i edukimit financiar. Siguruesit janë të gatshëm të ndihmojnë për të mbushur boshllëkun në kursime dhe për të siguruar pensione të qëndrueshme për të gjithë.”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat