8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKrishtlindjen dhe Vitin e Ri do t’i festoni jashtë Shqipërisë? Ja pse...

Krishtlindjen dhe Vitin e Ri do t’i festoni jashtë Shqipërisë? Ja pse “Shëndeti në Udhëtim” është aleati juaj i pazëvendësueshëm

Shumë prej nesh kanë vendosur që festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri ti kalojnë jashtë Shqipërisë. Disa zgjedhin vendet e rajonit e disa të tjerë në Europë e më larg.

Kur udhëtojmë, një sigurim “Shëndeti në Udhëtim” është një aleat i pazëvendësueshëm, madje shumë shtete e kërkojnë si dokument plotësues.

Dhe mos e mendoni si një nga shpenzimet që mund të shmangni për të ulur kostot e pushimeve tuaja, pasi në rast të papriturash shëndetësore jashtë Shqipërisë, shumë shpejt do të ndryshoni mendim.

Kjo policë sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore që duhet të përballohen në rastet e një urgjence shëndetësore apo aksidenteve të papritura. Nëse ndodh të ndiheni keq apo të keni urgjenca të ndryshme shëndetësore, mungesa e një police të tillë do ta komplikonte më tepër situatën për të marrë shërbime në institucionet shëndetësore të vendit ku udhëtoni.

Çfarë mbulon Shëndeti në Udhëtim, ofruar nga SIGAL UNIQA?

  • Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Shpenzimet e riatdhesimit
  • Emergjencat dentare
  • Rimburson biletën/paketën në rast anulimi të udhëtimit
  • Vonesë bagazhesh
  • Teleshëndet

Një shpenzim fare minimal për të udhëtuar të sigurt

Pra, a ia vlen vërtet të heqësh dorë nga udhëtimet e sigurta përballë çmimeve me vlerë minimale, që SIGAL UNIQA ofron për policat e sigurimit “Shëndetit në udhëtim”?

Sigurisht që jo pasi ju do të jeni gjatë gjithë kohës të mbrojtur financiarisht nga dëme shëndetësore, që mund të tejkalojnë edhe vetë shpenzimet e udhëtimit.

Shfaqja e një problemi shëndetësor të papritur, shkakton shqetësim dhe konfuzion, sidomos kur jemi larg shtëpisë; shtojmë këtu edhe stresin e përballimit të shpenzimeve mjekësore për trajtim, që shpesh, në destinacione të caktuara, janë vërtetë të kushtueshme.

Kjo është arsyeja pse para çdo udhëtimi, së bashku me pasaportën tuaj, duhet të keni edhe Sigurimin “Shëndeti në Udhëtim”, si mjeti që garanton siguri dhe lehtësi financiare.

SI MUND TA BLEJMË?

Në çdo zyrë “SIGAL UNIQA” kudo në Shqipëri, madje edhe pranë Aeroportit të Rinasit (zona e parkimit). Pa harruar që tashmë ofrohet edhe Online.

Blijeni KËTU Sigurimin “Shëndeti në Udhëtim” dhe mbuloni shpenzimet për emergjencat mjekësore jashtë Shqipërisë.

Pushime të mbara! 

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: “Shëndeti në Udhëtim”/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, “shoqëruesi” i shumicës së shqiptarëve në udhëtimet jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat