Korça është një prej destinacioneve më të preferuar për të kaluar festat e fundvitit.
Këtë kërkesë të lartë konfirmojnë vetë administratorët e hoteleve dhe bujtinave, të cilat kanë nisur të prenotohen që gjatë muajit nëntor.
LEXO EDHE: “Vilat SIGAL” në Korçë dhe Pogradec, zgjedhjet e duhura për një dhjetor të paharrueshëm
Përveç vlerave kulturore-historike dhe fshatrave turistikë që ka Korça, kulinaria dhe çmimet në këtë periudhë shikohen si një nga arsyet e rritjes së kërkesës për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në qytetin juglindor.
Nga ana tjetër, edhe bashkia ka realizuar dekorin festiv të qytetit, duke krijuar në këtë mënyrë një atmosferë sa më mikpritëse për vizitorët vendas dhe të huaj.