Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të funksionoj si një e vetme dhe me këtë lëvizje kryeministri Edi Rama bën bashkë ministritë që dikur funksiononin si të vetme.
Ministria e re do të këtë në përbërje degën e Ekonomisë, që aktualisht është në varësi të ministrisë së Financave dhe që drejtohet nga Ervin Mete.
Tanimë, Mete do të ketë vetëm drejtimin e ministrisë së Financave.
Po ashtu në këtë ministri të re, do të shkrihet dhe Kultura, ç’ka nënkupton largimin e Elva Margaritit në ministria që drejton aktualisht.
Ndërkohë që risia do të jetë dhe Inovacioni, pjesë e ministrisë së re, e cila ka ekzistuar që në vitin 2013-2017.
“Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhja, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit, orientimin konstant ndaj inovacionit në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët, shpejtësinë e integrimit të nënsektorit përkatës në kornizën e standarteve europiane”, ka bërë të ditur Rama.