11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKrijohet më në fund qeveria e re e Malit të Zi/ Shqiptarët...

Krijohet më në fund qeveria e re e Malit të Zi/ Shqiptarët marrin zv.kryeministrin dhe tre ministri

Pas disa muajsh negociatash që nga zgjedhjet e 11 Qershorit javën e ardhshme Mali i Zi do të ketë qeverinë e re të drejtuar nga Miljoko Spajiç.

Në këtë qeveri të re bie në sy bashkëqeverisja mes shqiptarëve , serbëve dhe malazezëve ndërsa jashtë saj janë lënë boshnjakët.

Kështu në bazë të marrëveshjes zyrtare të nënshkruar nga partitë e koalicionit të ri qeveritar.

  • Nik Gjeloshaj do të jetë zv/kryeminstër për Politikat Ekonomike si dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik
  • Fatmir Gjeka do të jetë ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave
  • Marash Dukaj do të vijojë të jetë ministër për Administrateën Publike
  • Genci Niman Begu do të mbajë postin e nënkryetarit të parlamentit të Malit të Zi

Kryetar parlamenti do të jetë kreu i partive pro serbe, Andrija Mandiç.

Serbët po ashtu do të kenë në fund të vitit 2024 një post zv/kryeministri si dhe katër poste ministrash në qeverinë e Spajiç.

Me votëbesimin në parlament qeveria e Spajiç do të zë vendin e asaj në detyrë të Dritan Abazoviç.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat