15.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreditimi vijon me ritme rekord edhe në korrik/ Një detaj shumë i...

Kreditimi vijon me ritme rekord edhe në korrik/ Një detaj shumë i rëndësishëm që nuk duhet neglizhuar kur marrim kredi për banesë

Huaja e re gjatë Korrikut është rritur ndjeshëm, pranë nivelit më të lartë që prej Korrikut të vitit 2018-të, kur totali i huasë së re regjistrohej në 29.5 miliardë lekë.

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i huasë së re gjatë Korrikut të këtij viti ka arritur pranë 29.3 miliardë lekëve.

Segmenti që duket se ka dhënë ndikimin kryesor në këtë rritje të kreditimit është treguesi i huasë për individët. Ky i fundit regjistron 8.6 miliardë lekë kredi të re gjatë Korrikut.

Në këtë rast bëhet fjalë për vlerën më të lartë, të paktën që prej vitit 2016 kur nis edhe seria kohore e statistikave publike të Bankës së Shqipërisë në lidhje me këtë tregues.

Treguesi tjetër, ai i kredisë së re sektorin privat është regjistruar gjithashtu në rritje gjatë Korrikut të këtij viti, duke u vlerësuar pranë 20.7 miliardë lekëve, Kjo shifër vihet re të jetë e dyta më e lartë, pas Korrikut të vitit 2018-të.

Kredia për blerje banese nga individët regjistrohet gjithashtu në rritje, pranë 4.1 miliardë lekëve, nga mbi 3.7 miliardë lekë që kishte qenë gjatë rekordit të mëparshëm në Korrikun e vitit 2021.

Rritjen më të madhe në këtë segment e regjistron pikërisht kredia e re për blerje banese në lekë, që është ngjitur pranë vetëm 3.2 miliardë lekëve dhe është rritur me 72%, krahasuar me Korrikun e vitit 2023.

Ndërkohë, kredia e re për blerje banesash në euro arriti në 920 milionë lekë, nga 897.7 milionë që ishte në vitin 2023.

ÇFARË DUHET Ë BËJMË PARA SE TË MARRIM NJË KREDI PËR BLERJE BANESE?

Gjatë marrjes së një kredie ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne, siç është edhe “Sigurimi i Shtëpisë” që po blejmë.

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë diferencën mes “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vleren reale të tij”.

Pse?

Sepse banka siguron banesën e kredituar për shumën që ajo ka dhënë kredi. Pra, banka siguron kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia që është lënë kolateral dëmtohet, atëherë kompania e sigurimit ka detyrim ti paguaj bankës vetëm kredinë tuaj.

Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por nëse shtëpia juaj nuk është e mbuluar në vlerën e saj të plotë, ju mund të mbeteni edhe pa banesë.

Çfarë duhet të bëjmë?

Të sigurojmë shtëpinë, me mbulim vlerën e plotë të saj.

Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100,000 euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka dhe keni të siguruar vetëm pjesën e kredisë nga banka, në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm atë shumë, ndërsa pjesën jetër duhet ta përballoni me financat tuaja.

Kjo e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.

Por nëse e siguroni shtëpinë në vlerën e saj të plotë, atëherë në rast dëmi, e gjithë prona mbulohet në sigurim duke bërë që kompania e sigurimit të dëmshpërblejë të gjithë dëmin.

Siguroni investimin tuaj më të rëndësishëm me vlerën e tij real që të garantoni qetësinë financiare dhe të shmangni surprizat e pakëndshme për ju dhe familjen tuaj!

LEXO EDHE:  A ja vlen kredia pa Sigurimin e Jetës?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat